Pse është i ‘shqetësuar’ Pacolli për vrasjen e Liridonës, flet avokati Gashi!

Avokati Tomë Gashi ka zbardhur detaje të reja nga vrasja e Liridona Ademajt në Prishtinë. Ai tha se Naim Murseli në momentin e krimit, kur mori fëmijët dhe i nxori nga makina, fëmijëve u ka folur në suedisht.

“Me fëmijët thuhet se ka komunikuar në gjuhën suedeze dhe fëmijët as që e kanë ditur se çfarë ka ndodhur me nënën e tyre. Kur kanë komunikuar me autoritetet, fëmijët kanë menduar se nëna e tyre ka mbetur në makinë. Vrasësi i është afruar dhe lehtësisht e ka goditur. Nuk dihet nëse ka ndodhur edhe grabitja e simuluar.

Ishte fare e lehtë për ta zbuluar se vrasja ishte e porositur. Më pas kemi pasur varrimin që ka qenë shumë i dhimbshëm. Më pas është arrestuar Naimi. Familja e Liridonës ka kërkuar dhe ka marrë leje që të bëhet zhvarrimi dhe varrimi në fshatin e saj. Kanë qenë situata tepër të rënda” tha ai i ftuar në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”.

Avokati gjithashtu ka thënë edhe Behgjet Pacolli përse u acarua nga ngjarja e rëndë.

“Mendoj se ka pasur persona të papërgjegjshëm në Kosovë dhe Shqipëri, që kanë aluduar. Reagimi i tij ka ardhur jo vetëm sot, por edhe nga persona që kanë punuar me atë. Ai ka deklaruar atë që ka deklaruar secili. Duket se është bërë edhe ai shënjestër.

Flitet që persona më përpara kanë kërkuar 100 mijë Euro Pacollit përmes Murselit për të mos publikuar informacione. Ka persona që e shfrytëzojnë këtë situatë për të bërë aludime shqetësuese. Përvec familjarëve ata që do ta mësojnë më keq janë fëmijët”.

A mendon se do të ketë vetëgjyqësi? “Nuk besoj dhe nuk do të ketë. Familja e Liridonës është deklaruar publikisht. Këtë situatë ia lënë gjyqësorit. Ne jemi në pozitë që të presim drejtësi, jo vetëm familjarët e Liridonës. Na ka rënduar shumë” tha ai./Bota Sot

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pas fitores së VLEN-it, Arben Fetai shpalli veten lider të ASH-së dhe mblodhi kryesinë e partisë

Fitorja e VLEN-it në nivel nacional ka rritur edhe aptetit e liderëve të këtij kolaicioni. Pas fitores së madhe edhe Arben Fetahi siç duket...

Tani prodhojmë vetë: Shqipëria nis industrinë kombëtare të armëve

Qeveria autorizon “KAYO”-n për prodhim dhe tregtim ushtarak Qeveria shqiptare ka miratuar të mërkurën e 5 nëntorit vendimin që i jep shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a....

Mexhiti i kënaqur: Shqiptarët e humbën Kërçovën por e fituan Çashken dhe Dollnenin!

Në një deklaratë që zbulon më shumë sesa duket, kryetari i Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, në emisionin “Debat në...

Gjendet e vdekur një 25 vjeçare nga Kosova në Tetovë, hedhen dyshime për vrasje

Është gjetur pa shenja jete trupi i një 25-vjeçare nga Kosova, që supozohet të jetë studente në Tetovë, shkruan Alsat. Ngjarja ka ndodhur rreth orës...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu