Shkupi sot kryeson listën si qyteti më i ndotur në Evropë

Shkupi, mëngjesin e sotëm, renditet i pari ndër qytetet më të ndotura në Evropë, sipas listës së publikuar nga kompania zvicerane “IQ Air”.

Me një nivel mesatar të ndotjes prej 101, Shkupi zë vendin e parë në Evropë dhe vendin e 21-të në botë.

Menjëherë pas Shkupit renditen Amsterdami dhe Sarajeva.

Janë në fuqi masat e Qeverisë për mbrojtjen e popullatës nga ndotja. Të gjithë punëdhënësve u rekomandohet që t’i lirojnë nga obligimet e punës gratë shtatzëna, personat mbi 60 vjeç, si dhe qytetarët me astmë kronike, ata që kanë kaluar infarkt të zemrës ose goditje në tru, pavarësisht moshës.

Për ata që duhet të punojnë në ambiente të hapura, rekomandohet që ndërrimet e punës të zhvendosen në intervalin nga ora 11:00 deri në 17:00, kur ndotja zakonisht bie lehtë.(INA)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shtëpia e Bardhë publikon emrat që do ta udhëheqin Gazën, në mesin e tyre edhe Hakan Fidan

Shtëpia e Bardhë njoftoi të premten anëtarët e një komiteti të ri “teknokratik” që do të mbikëqyrë tranzicionin e pushtetit në Rripin e Gazës,...

Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja, pranon Islamin?

Rezart Veleshnja, një ndër aktorët më të njohur të humorit, afirmuar e bërë emër në Portokalli, për të vijuar më pas në performanca të...

Dështon kapja e të dyshuarit për vrasje! I dyshuari nga Batinca ende në arrati, aksioni vazhdon

Mbrëmë policia ka zhvilluar një aksion, duke bastisur disa objekte në fshatin Batincë të Shkupit, në përpjekje për të kapur një të dyshuar për...

Rusia thotë se Putini mori ftesë nga Trump për t’u bashkuar me “Bordin e Paqes”

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha sot se presidenti rus, Vladimir Putin është ftuar të bashkohet me “Bordin e Paqes”, një organ i ri...

SHBA LARGOHET NGA IRAKU! Bagdadi konfirmon fundin e pranisë ushtarake amerikane federale

Qeveria e Irakut ka njoftuar tërheqjen e plotë të forcave amerikane nga të gjitha objektet ushtarake brenda territorit federal të vendit, duke shënuar fundin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu