Tentim sulmi ndaj Granit Plavës, eksperti i sigurisë thotë se nuk beson që ka pasur organizim për vrasjen e tij

Më 29 nëntor në Prishtinë u vra 30-vjeçarja, Liridona Ademaj. Deri tani katër persona janë arrestuar si të dyshuar për vrasjen e saj, ku në mesin e tyre është edhe Naim Murseli, bashkëshorti i të ndjerës.

Tre të dyshuarit që u arrestuan pikërisht në ditën kur u varros viktima, janë dërguar në paraburgim për 30 ditë në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz.

Granit Plava, Naim Murseli dhe Kushtrim Kokalla janë të shpërndarë në tri qendra korrektuese për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe kanë nivel të lartë sigurisë.

Për Granit Plavën, i cili dyshohet se ishte dorasi në vrasjen e Liridonës, u raportua se disa të burgosur kanë tentuar ta sulmojnë.

Eksperti i sigurisë në Kosovë, Bedri Elezi thotë për Telegrafin, se ky tentim sulmi mund të ketë qenë për shkak se rasti ka prekur edhe të burgosurit.

Elezi hedh poshtë disa pretendime se tentim sulmi mund të ketë qenë i organizuar.

“Ky rast mund të ketë prekur edhe të burgosurit, sepse ne e dimë që në institucionet e paraburgimit mund të jenë njerëzit që ndihen të pafajshëm, ndoshta edhe janë të pafajshëm për shkak se fajësia nuk vërtetohet derisa sa të shpallet në formë të prerë. Ky rast ka prekur ndonjërin nga të burgosurit, që mund të jenë për vepra tjera. Por në asnjë mënyrë nuk shoh shenja që ky sulm të jetë i organizuar, eventualisht kryerja e vrasjes për personin që dyshohet se ka kryer vrasjen e Liridona Ademjt”, u shpreh ai.
Megjithatë, Elezi thotë se këto informacione janë shqetësuese për faktin se të gjithë të burgosurit duhet të jenë të sigurt dhe institucionet duhet krijuar kushte për ta.
“Ata janë 24 orë nën vëzhgim, e sidomos në Burgun e Sigurisë së lartë ka një kontroll më të veçantë. Rasti konkret besoj dhe mendoj që është tentuar të sulmohet dorasi i dyshuar, është prekja që iu është bërë të gjithë shqiptarëve. Ku i gjithë opinioni është prekur thellë dhe dëshiron të mësojë të vërtetën”, pohoi ai.

Elezi po ashtu komentoi edhe deklaratat e Shaban Murselit, babait të Naim Murselit. I cili pas vizitës që i ka bërë në burg djalit të tij, ka filluar të shprehet në një formë mbrojtje ndaj tij.

“Këto deklarata të tij, duhet ti shohim në dy dimensione, e para pasi ai është prind dhe pa dyshim çdo familjar, pavarësisht nëse fëmija tij ka kryer vepër penale, mund të kalojë gradualisht në mbrojtje, përkundër se ai kishte deklaruar se “do e kisha vrarë me dorën time”. Edhe e dyta, nëse eventualisht Naim Murseli i ka dhënë ndonjë informacion, edhe e ka bërë të mendojë nëse ai është i përfshirë në rast”, theksoi ai.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Vazhdon dëshqiptarizimi nga qeveria VLEN–VMRO: Në Ministrinë e Energjetikës – 18 maqedonas, 0 shqiptarë

Politikat përjashtuese të qeverisë VLEN–VMRO po thellohen edhe më tej. Pas Ministrisë së Bujqësisë, tani Ministria e Energjetikës shënon një tjetër skandal: 18 të...

Shkup 🔥 Vizbegu nën flakë – tym i dendur dhe materiale të rrezikshme ndotin ajrin

Sërish skena alarmante në Vizbeg të Shkupit. Deponitë ilegale dhe materialet e dëmshme janë përfshirë nga flakët, duke lëshuar re të dendura tymi që...

“Punësimi i vetëm për shqiptarët” në Ministrinë e Mbrojtjes shkon për vajzën e Latif Arifit – shpërblimi për zërin më besnik të VMRO-së

Dje u publikua lajmi se në Ministrinë e Mbrojtjes janë realizuar 26 punësime të reja, nga të cilat vetëm një ka shkuar për shqiptarët....

Shaholli: “Një vërë në ujë”!

Shkruan: Medai Shaholli Me hapjen e Kunsullatës së Përgjithshme të Shqipërisë në Strugë qeveria e Edvinit ka bërë vetëm “një vërë në ujë”, pasi ajo...

Propozimi për interpelancën e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Kostadinovski para deputetëve

Kuvendi sot duhet ta fillojë seancën e re të 59-të në të cilën si pikë e parë e rendit të ditës është interpelanca për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu