Pse është “zhdukur” Visar Ganiu? Pse Mexhiti po promovon projektet komunale pa praninë e kryetarit të komunës?

Edhe pse Visar Ganiu është ende kryetar i Komunës së Çairit, kohëve të fundit vërehet mungesa e tij në promovimin e projekteve komunale, siç janë rrugët dhe kanalizimet. Në vend të tij, këto projekte po i promovon ministri i Ekologjisë, Izet Mexhiti – një zhvillim që po cilësohet si absurd nga opinioni publik.

Pyetjet janë të shumta: Me çfarë kompetencash një ministër promovon projekte lokale që janë nën përgjegjësi të komunës? Pse nuk është prezent kryetari Ganiu në këto aktivitete publike? A kemi të bëjmë me mosmarrëveshje të brendshme, apo me një tërheqje të qëllimshme nga skena?

Zhdukja e Ganiut nga skena publike dhe zërat për probleme serioze brenda strukturave të VLEN-it në Çair kanë nxitur diskutime të shumta në opinion. Mos-pjesëmarrja e tij në promovime të rëndësishme si ndërtimi i rrugëve apo rrjetit të kanalizimit lë shumë vend për dyshime dhe spekulime.

Derisa qytetarët kërkojnë transparencë dhe sqarime, situata mbetet e paqartë – dhe pyetja kryesore vazhdon të jetë: Kush po e udhëheq realisht Komunën e Çairit?

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Edon Zhegrova rikthehet në formë të plotë- gati për më shumë minuta kundër Napolit

Edon Zhegrova më në fund ka arritur formën e tij optimale fizike dhe është rikthyer në të njëjtin nivel stërvitor me shokët e skuadrës....

Fetai me nderime për Mickoskin: Uroj mandatin e tretë të liderit të pakontestueshëm

Arben Fetai ka uruar Kryeministrin Hristijan Mickoski për mandatin e tretë në krye të VMRO-DPMNE-së, pas rikonfirmimit të tij nga kongresi i partisë. Sipas...

Gashi “injoron” Mickoskin, Do të marrë pjesë në protestën për ish-krerët e UÇK-së në Shkup!

Protesta e radhës për ish-krerët e UÇK-së pritet të mbahet më 13 dhjetor në Shkup, si vazhdimësi e tubimeve që janë mbajtur në Prishtinë,...

Ziadin Sela: Mbështesim protestën e 13 Dhjetorit në Shkup- Drejtësi për krerët e UÇK-së në

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka deklaruar publikisht mbështetjen e tij dhe të partisë për protestën që do të mbahet më 13...

Gjest i veçantë i Emirit të Katarit për Afrim Gashin në Doha Forum (VIDEO)

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, mori pjesë në hapjen zyrtare të edicionit të 23-të të Forumit të Dohas,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu