“Nuk vritet lehtë luani! Shërim të shpejtë, vëlla”- Dr. Agron Sulimani viziton Dr. Zekirja Shainin pas plagosjes në Kumanovë

Dr. Agron Sulimani ka vizituar sot në spital mikun dhe kolegun e tij, Dr. Zekirja Shaini, i cili u plagos me armë zjarri gjatë ditës në qytetin e Kumanovës.

Dr. Shaini, që aktualisht po trajtohet në Spitalin Shtetëror të Shkupit, është në gjendje stabile pas një ndërhyrjeje kirurgjikale. Dr. Sulimani e ka shoqëruar gjatë gjithë ditës, duke ofruar mbështetje të afërt për të plagosurin.

Ngjarja tronditëse ndodhi sot në Kumanovë, ku Dr. Shaini u bë cak i një sulmi të armatosur nga persona të maskuar. Autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje zyrtare mbi motivet apo autorët e sulmit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dr. Agron Sulimani ka ndarë një mesazh emocional për mikun e tij:

“Nuk vritet lehtë luani! Shërim të shpejtë, vëlla 💙.”

Dr. Zekirja Shaini është kandidat për këshilltar komunal në Komunën e Likovës, duke garuar në zgjedhjet lokale nga radhët e partisë AKI (Alternativa për Komunat e Integruara).

Ngjarja ka ngjallur reagime dhe shqetësim në opinionin publik, ndërsa pritet që autoritetet të zbardhin sa më parë rrethanat e këtij sulmi të rëndë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Edon Zhegrova rikthehet në formë të plotë- gati për më shumë minuta kundër Napolit

Edon Zhegrova më në fund ka arritur formën e tij optimale fizike dhe është rikthyer në të njëjtin nivel stërvitor me shokët e skuadrës....

Fetai me nderime për Mickoskin: Uroj mandatin e tretë të liderit të pakontestueshëm

Arben Fetai ka uruar Kryeministrin Hristijan Mickoski për mandatin e tretë në krye të VMRO-DPMNE-së, pas rikonfirmimit të tij nga kongresi i partisë. Sipas...

Gashi “injoron” Mickoskin, Do të marrë pjesë në protestën për ish-krerët e UÇK-së në Shkup!

Protesta e radhës për ish-krerët e UÇK-së pritet të mbahet më 13 dhjetor në Shkup, si vazhdimësi e tubimeve që janë mbajtur në Prishtinë,...

Ziadin Sela: Mbështesim protestën e 13 Dhjetorit në Shkup- Drejtësi për krerët e UÇK-së në

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka deklaruar publikisht mbështetjen e tij dhe të partisë për protestën që do të mbahet më 13...

Gjest i veçantë i Emirit të Katarit për Afrim Gashin në Doha Forum (VIDEO)

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, mori pjesë në hapjen zyrtare të edicionit të 23-të të Forumit të Dohas,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu