Një grua nga Oklahoma ka treguar se si Apple Watch “i shpëtoi jetën” dy vjet më parë

0

Një grua nga Oklahoma ka treguar se si Apple Watch i shpëtoi jetën dy vjet më parë pasi zbuloi për herë të parë një problem me zemrën që ajo mendonte se nuk ishte asgjë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Judith Luebke u lajmërua nga ora e saj një të enjte në mbrëmje në janar të vitit 2021 se ajo ishte një gjendje të shkaktuar nga rrahje jashtëzakonisht të shpejta dhe të parregullta nga pjesa e sipërme e zemrës.

Luebke nuk mendoi shumë për këtë, sepse ajo kishte një rrahje anormale të zemrës që daton që më parë dhe besonte se situata e saj aktuale mund të lidhej me stresin e shkaktuar nga humbja e fundit e bashkëshortit të saj.

Dhe ndërsa po bëhej gati për punën e saj në distancë të nesërmen, Luebke mendoi të shkonte te një mjek, por mendoi se ishte e zënë atë ditë dhe mund ta shtynte atë deri në javën tjetër.

“Unë fola me shefin tim atë mëngjes.. dhe i thashë: Ndoshta do të shoh mjekun pas kësaj, ndoshta jo – ndoshta do të pres fundjavën”, tha Luebke.

Por shefi i saj nuk e la të ikte me atë mendim, duke e nxitur që të shkonte menjëherë te mjeku,
një kërkesë që përfundoi duke e shpëtuar pasi mësoi se ishte diabetike kur vizitoi spitalin më vonë atë ditë.

Mjekët zbuluan se ajo kishte sheqerna të larta në gjak, një kombinim që mund të ishte fatal nëse nuk trajtohej menjëherë.

“Nëse do të kisha pritur fundjavën, ndoshta nuk do të kisha mbijetuar”, ka treguar ajo.

Me një kokë të qartë pas trajtimit të saj, Luebke kuptoi rëndësinë e situatës së saj dhe arriti në përfundimin se ora e saj inteligjente i shpëtoi jetën, kështu që ajo i dërgoi një email CEO-t të Apple, Tim Cook, duke i treguar historinë e saj. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu