Një reagim urgjent ka ardhur nga Beogradi pasi trajneri i kombëtares izraelite, Alon Hazan i krahasoi “vuajtjet e Kosovës me ato të Izraelit”.
Hazan tha se ndihet krenar është ndodhet në Kosovë.
“Ne jemi shumë krenarë që jemi këtu në Kosovë. E di që keni pasur të njëjtën situatë si ne në të kaluarën. Shpresoj që në të ardhmen njerëzit tuaj dhe njerëzit tanë të jetojnë në një botë shumë më të mirë dhe më paqësore”, tha Alon Hazan, trajner i Izraelit.
Për shkak të kësaj deklarate, reagoi Yahel Vilan, ambasadori i Izraelit në Beograd.
“Dëshiroj të mohoj me forcë fjalët e trajnerit të skuadrës izraelite të futbollit dhe të rikonfirmoj respektin e thellë të Izraelit për Serbinë dhe popullin serb. Serbia u tregua një mike e vërtetë dhe edhe një herë në këto kohë sfiduese, veçanërisht në fushën e sportit, pasi Beogradi u bë shtëpia e tre skuadrave tona të basketbollit! Faleminderit Serbi”, ka shkruar Vilan.