MPB blen softuer spiunazhi të përdorur nga BIA serbe – A po përgatitet përgjimi i “të padëshiruarve” nga pushteti VMRO–VLEN?! (DOKUMENTE)

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka blerë softuer të avancuar për ndjekje dhe përpunim të të dhënave, i cili më parë është përdorur nga Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA) për të spiunuar gazetarë dhe aktivistë – një fakt i dokumentuar nga Amnesty International dhe raportuar nga mediat botërore dhe Google.

Bëhet fjalë për blerjen e softuerit Cellebrite Inseyets Online Pro, së bashku me mjete të tjera si Recon ITR, Recon Lab dhe Exterro FTK Enforcement Bundle, të cilat janë përfshirë në marrëveshjen kornizë të nënshkruar në maj 2025 mes MPB-së dhe kompanisë “Smart Solutions”.

Sipas hetimeve të Amnesty International, softuerët e njëjtë janë përdorur nga autoritetet serbe për të përcjellë ilegalisht dhe për të instaluar softuerë spiunimi në telefonat e gazetarëve dhe aktivistëve në mënyrë të fshehtë, sidomos gjatë ndalimeve nga policia. Në disa raste, u përdorën për të hapur telefonat pa fjalëkalim, duke lejuar më pas instalimin e NoviSpy, një softuer spiun që aktivizon kamerën dhe mikrofonin e telefonit në mënyrë të fshehtë dhe mbledh të dhëna personale të ndjeshme.

Amnesty ka dokumentuar përdorimin e këtyre mjeteve në disa raste konkrete, përfshirë ndalimin e gazetarit serb Slaviša Milanov, si dhe përpjekjen për të infektuar pajisjet e gazetareve të BIRN me softuerin famëkeq Pegasus, që lejon kontroll të plotë të telefonit pa dijeninë e përdoruesit.

Ndërkohë që autoritetet serbe janë akuzuar për përdorim të këtyre teknologjive për represion ndaj shoqërisë civile, blerja e të njëjtit softuer nga MPB e Maqedonisë së Veriut ngjall shqetësime të mëdha për rikthimin e praktikave të paligjshme të përgimit masiv, që tashmë janë një plagë e hapur në kujtesën kolektive të qytetarëve.

Shqetësimet rriten nga fakti se nuk ka asnjë transparencë mbi mënyrën se si do të përdoret ky softuer, kush do të ketë qasje në të dhe nëse do të ketë ndonjë mekanizëm të pavarur kontrolli për të parandaluar abuzimet me të drejtat e qytetarëve.

Përveç kësaj, mbetet e paqartë pse MPB zgjodhi pikërisht një softuer të komprometuar dhe të përfshirë në skandale ndërkombëtare, dhe nëse blerja e tij sinjalizon një tentativë për ndjekje dhe kontroll politik mbi kundërshtarët dhe zërat kritikë.

Po përsëritet historia? Maqedonia e Veriut ka kaluar tashmë një skandal të madh me përgjim masiv në të kaluarën. A do të ketë kush të mbajë përgjegjësi nëse një skenar i tillë ndodh sërish?

Nëse shteti nuk reagon menjëherë dhe nuk vendos kontrolle të forta ligjore dhe institucionale, rreziku që qytetarët të jetojnë sërish nën frikën e përgimit dhe ndjekjes politike është real dhe i menjëhershëm.


REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Albana Koçiu: Në Tetovë, një takim i veçantë me Ali Ahmetin, mik i vjetër dhe një zë që gjithmonë e ka Shqipërinë në zemër

Ministreja e Punëve të Brendëshme të Shqopërisë, Albana Koçiu përmes një postimi në profilin e saj ka ngritur lartë figurën e liderit të BDI-së,...

Sela braktis AKI-n edhe në Saraj, këshilltari Raufi do të veproj i pavarur

Këshilltari i Selës në komunën e Sarajit Rauf Sulejmani, i cili deri më tani ishte pjesë e Aleancës për Shqiptarët të udhëhqur nga Ziadin...

Edi Rama pritet nga Patriarku i Jeruzalemit -Teofili III, vlerësohet dialogu ndërfetar dhe dekorohen lidhjet historike

Kryeministri i Shqipëria, Edi Rama, u prit të martën në Jerusalem nga Patriarku Teofili III, Patriarku i Jerusalemit, në kuadër të vizitës së tij...

Naim Bajrami: Veprimi im si këshilltar i pavarur është në përputhje të plotë me qëndrimet e ASH-së

Këshilltari i Qytetit të Shkupit, Naim Bajrami, ka reaguar publikisht për herë të parë lidhur me statusin e tij politik, duke sqaruar se veprimi...

Vagoni që bllokon rrugën drejt Brukselit!

Nga:Medai Shaholli Vagoni i bllokuar dhe i braktisur në Stacionin Hekurudhor në Shkup, ka ngelur si relikt i së kaluarës dhe nuk ecën më mbi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu