Krenar Lloga pyet: Pse VLEN nuk bëri thirrje të votohet kandidati shqiptar në Butel dhe pse në Lubeten shkuan vota për “listën serbe”?

“Një nga momentet më të shëmtuar është se lista serbe ka marrë 400 vota dhe kjo na turpëron të gjithëve ne”, kështu tha Krenar Lloga nga ASH-ja dhe shtoi se do të ishte e falshme në vendet e tjera, por jo në një vendbanim si Lubeteni. Lloga tutje shtoi se, edhe Buteli mund ta kishte të njëjtin fat si Çashka, pro siç tha, VLEN nuk bëri thirrje që të votohet kandidati i vetëm shqiptar.

“Në një vendbanim si Lubeteni që është i pastër dhe 100% shqiptar dhe ku ka ndodhur një masakër, partia maqedone, fal politikave të VLEN-it në komunën e Butelit, ka marrë 400 vota në një vend ku është kryer masakër. Do të ishte e falshme në cilindo vend tjetër, por në Reçak të marrë lista serbe vota shqiptare, besoj se është skandaloze”, deklaroi Krenar Lloga.

-Nuk është hera e parë, se edhe në zgjedhjet e kaluara ka pasur disa vota që kanë shkuar të VMRO-ja, por nuk është vetëm që nga Lubeteni shkojnë. Lubeteni është fshat i pastër me shqiptarë dhe nëse shkon ndonjë votë për VMRO-në, kuptohet se këto paskan votuar për VMRO-në. Ka edhe nga vendet e tjera sepse po njolloset vetëm Lubeteni në këtë rast

“Komuna e Butelit kishte të njëjtin fat si komuna e Çashkës. Ne do të duhej të festonim në dy komuna dhe jo vetëm në Çashkë sepse në dy komunat përqindja e shqiptarëve është mbi 50%, por derisa për komunën e Çashkës nuk ka pasur hamendje, në komunën e Butelit nuk ka pasur thirrje nga VLEN që të votohet i vetmi kandidat shqiptar dhe kjo është shumë e dëmshme”, tha Lloga

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

27-vjetori i rënies së Mujë Krasniqit dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij

Sot bëhen 27 vjet nga rënia heroike e komandantit të Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës, Mujë Krasniqi – Kapuçi dhe 41 bashkëluftëtarëve...

Fjolla Morina zbulon tatuazhet e shumta që ka realizuar në trup

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, e cila është banore e sezonit të katërt të Big Brother VIP Kosova, ka bërë një rrëfim të hapur...

Sibel Halimi për këngën e Llalloshit kushtuar Kurtit: Kur arti humb busullën dhe shndërrohet në propagandë

Sibel Halimi, kandidate për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar ashpër ndaj këngëtares dhe kandidates për deputete nga radhët e...

Kurti para mërgimtarëve: Nga 4 milionë euro për FSK-në më parë, mbi 430 milionë në mandatin tonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar para mërgimtarëve se investimet në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë shënuar rritje të jashtëzakonshme gjatë...

Kurti: Ndihma e Kosovës për Gazën është nisur, 158 mijë vakte për civilët në nevojë

Sot u nisen zyrtarisht ndihmat e Kosoves per Gazen. Ne janarin e kaluar, kryeministri Albin Kurti pati deklaruar se Kosova do te dergoje 500,000...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu