Shoferët për mbeturinat munguan në punë, drejtori Rrustemi: Dyshohet për lojë politike

Sabahadin Rustemi, drejtor I Higjienës Komunale, në një prononcim pët televizionin Alsat-M tha se aktivitetet e ndërmarrjes publike kryhen në përputhje me programin për mbledhjen dhe transportimin e mbeturinave nga territori i qytetit të Shkupit, por sipas tij, në muajt e fundit ka pasur probleme me një numër të madh të automjeteve speciale komunale të cilat janë të vjetruara dhe të prishura.

Gjithashtu, drejtori Rustemi tha se gjatë ditëve të fundit, disa shoferë të automjeteve speciale komunale nuk kanë ardhur në punë pa dhënë asnjë arsyetim.

Sipas Rustemit, mungesa në punë dyshohet të ketë prapavijë politike, me qëllim uljen e efektivitetit të kryerjes së aktiviteteve të ndërmarrjes në terren.

Po ashtu, nga Higjiena Komunale thanë se në periudhën e fundit ndërmarrja është përballur edhe me sasi jashtëzakonisht të rritur të mbetjeve komunale, të vëllimshme dhe të ndërtimit të hedhura në sipërfaqet publike dhe të trafikut. Për këto arsye, mund të ketë vonesa në mbledhjen dhe transportimin e mbetjes në vende të caktuara.

Ankesa për punën e komunales vijnë edhe nga Bordi Ekzekutiv i Organizatës Sindikale të SUTKOZ-it në Higjienën Komunale të Shkupit. Sipas sindikatës, të punësuarve disa muaj u lëshohen pagat me vonesë edhe pse në llogarinë e ndërmarrjes, rregullisht transferohen mjete nga paratë që qytetarët i paguajnë faturat.

Të punësuarit kanë paralajmëruar se do të ndërmarrin masa kundër udhëheqësisë së ndërmarrjes, duke dorëzuar padi penale dhe kallëzime në Inspektoratin e Punës. Nga ana tjetër, Higjiena Komunale gjatë ditës së djeshme informoi se pagat lëshohen me rregull, me disa ditë vonesë./ Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

27-vjetori i rënies së Mujë Krasniqit dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij

Sot bëhen 27 vjet nga rënia heroike e komandantit të Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës, Mujë Krasniqi – Kapuçi dhe 41 bashkëluftëtarëve...

Fjolla Morina zbulon tatuazhet e shumta që ka realizuar në trup

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, e cila është banore e sezonit të katërt të Big Brother VIP Kosova, ka bërë një rrëfim të hapur...

Sibel Halimi për këngën e Llalloshit kushtuar Kurtit: Kur arti humb busullën dhe shndërrohet në propagandë

Sibel Halimi, kandidate për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar ashpër ndaj këngëtares dhe kandidates për deputete nga radhët e...

Kurti para mërgimtarëve: Nga 4 milionë euro për FSK-në më parë, mbi 430 milionë në mandatin tonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar para mërgimtarëve se investimet në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë shënuar rritje të jashtëzakonshme gjatë...

Kurti: Ndihma e Kosovës për Gazën është nisur, 158 mijë vakte për civilët në nevojë

Sot u nisen zyrtarisht ndihmat e Kosoves per Gazen. Ne janarin e kaluar, kryeministri Albin Kurti pati deklaruar se Kosova do te dergoje 500,000...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu