Ramadani: AKI është koalicioni fitues i votës shqiptare, kemi 23 mijë vota më shumë se VLEN-i

Ish-kandidati i koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim për komunën e Sarajit, Blerant Ramadani, tha se koalicioni ku ai garonte e fitoi votën shqiptare dhe se si të tillë kanë mbledhur 23 mijë vota më shumë se koaliconi shqiptar në qeveri VLEN, informon Telegrafi.

“Jemi mbledhur sot këtu për të komentuar rezultatet që u arritën si koalicion AKI në zgjedhjet lokale, ne kemi fituar votën shqiptare dhe nëse votat për këshill komunal që ka fituar AKI përballë VLEN-it, do të përktheheshin në mandatë deputetësh atëherë do të ishin 20 për ne me 15 për ta. AKI vazhdon rrugëtimin fuqishëm, ne kemi rreth 23 mijë vota më shumë se sa koalicioni shqiptar në qeveri. Në Gostivar, në Vrapçisht kemi diferencë të theksuar në epërsi, ndërsa në Saraj duket që gara u fitua me votat e OBRM-PDUKM-së”, tha Ramadani.

Ramadani tha se në raudin e dytë të zgjedhjeve lokale presin fitore në Tetovë, Gostivar, Dibër dhe Strugë.

“Presim fitore në Tetovë, Gostivar, Dibër dhe Strugë. Këto janë betejat që do të vendosin fituesit në këto zgjedhje ndërmjet dy blloqeve shqiptare”, tha Ramadani.

Kujtojmë se sonte ASH-Taravari thirri mbledhje të kryesisë për të analizuar rezultatin e zgjedhjeve lokale të mbajtura më 19 tetor.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zëri i Masakrës së Reçakut: William Walker nderon 45 shqiptarët e vrarë

Sot shënohet 27-vjetori i Masakrës së Reçakut, një nga krimet më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë, ku 45 civilë shqiptarë mbetën...

ASH Ziadin Sela: Kur vasali, Taravari akuzon për veprimet që i bën vetë

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Arben Taravarit, duke e akuzuar atë për hipokrizi politike dhe qëndrime kontradiktore. Sipas ASH-së, Taravari,...

Së shpejti takimi kokë më kokë Ahmeti- Mickoski, çfarë po sinjalizohet?

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka bërë të ditur se do të zhvillojë një takim tet-a-tet me kryeministrin dhe liderin...

Irani konfiskon një ngarkesë të madhe të pajisjeve Starlink (VIDEO)

Autoritetet iraniane kanë njoftuar konfiskimin e një ngarkese të madhe të pajisjeve të internetit satelitor Starlink, sipas mediave shtetërore të vendit. Pamjet e publikuara...

Ambasadorët e BE-së takojnë Kurtin: Pa dialog me Serbinë nuk ka përparim në integrimin evropian

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka bërë të ditur se së bashku me ambasadorët e BE-së dhe shefat e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu