Mexhiti: Për herë të parë hapëm specializimet në Universitetin e Tetovës!

Sot, Ministri i Shëndetësisë, Dr. Fatmir Mexhiti, ka mbajtur një fjalim në ceremoninë solemne të ndarjes së specializimeve për punonjësit shëndetësorë në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tetovës. Ky është një hap historik, duke shënjuar fillimin e specializimeve në këtë institucion arsimor për herë të parë.

“Është nder dhe kënaqësi për mua të drejtohem në ceremoninë e sotme solemne me rastin e ndarjes së specializimeve, përkatësisht indekseve për specializantët e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tetovës. Veçanërisht më gëzon fakti që kjo është gjenerata e parë e specializantëve në Fakultetin e Mjekësisë në Tetovë. Të gjithë këta mjekë të rinj, të cilët do të vazhdojnë zhvillimin e tyre profesional dhe ngritjen profesionale në këtë institucion të arsimit të lartë, do të forcojnë kapacitetet e sistemit tonë shëndetësor në të ardhmen. Përmirësimi i vazhdueshëm profesional është thelbësor për punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe pikërisht për këtë arsye Ministria e Shëndetësisë i është përkushtuar veçanërisht kësaj fushe.” tha Mexhiti.

Ai gjithashtu informoi se Ministria e Shëndetësisë ka një numër të konsiderueshëm të specializimeve për Universitetin e Tetovës, duke përfshirë fusha të ndryshme mjekësore. Ai theksoi se ky program ka për qëllim fuqizimin e kapaciteteve të sistemit shëndetësor dhe shtoi se janë ndarë 25 specializime për institucionet publike shëndetësore dhe 34 për institucione private.

Ministri Mexhiti shprehu kënaqësinë e tij për këtë moment historik dhe urojë specializantët për suksesin e tyre të ardhshëm. Ai deklaroi se do të vazhdojë të investojë në kuadrot e reja dhe i inkurajoi ata të ecin përpara në rrugën e tyre profesionale. Në fund, ai përgëzoi pjesëmarrësit për përfundimin e suksesshëm të specializimeve dhe uroi për një të ardhme të shkëlqyer. /Telegrafi/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Çmimi i cigareve në qiell, paralajmërohet rritje enorme

A mundet një titull Komisioni Evropian ka në plan të angazhohet për taksa më të larta mbi produktet e duhanit. Industria e duhanit paralajmëron...

Qyteti japonez që SHBA-ja e bombardoi 12 orë para se të përfundonte Lufta e Dytë Botërore

Kur lufta ishte drejt fundit, një qytet i vogël japonez u dogj nga një sulm që shumë njerëz e quajnë të panevojshëm. Kumagaya u...

Të përfshirë në sulme kibernetike dhe sabotime në Evropë/ Britania zbulon rrjetin e spiunëve rusë

Shërbimet britanike të sigurisë kanë zbuluar një rrjet të gjerë spiunësh rusë dhe njësi të inteligjencës ushtarake të përfshira në një fushatë disa-vjeçare sulmesh...

Telefonatë Erdogan-Putin: Përleshjet në Suwayda të Sirisë kërcënojnë sigurinë rajonale

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, i ka thënë homologut të tij rus, Vladimir Putin, se përleshjet pas tërheqjes së forcave siriane nga Suwayda në...

Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, nderohet me çmim ndërkombëtar

Kapiten Shkëlqim Raci, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka shkëlqyer në arenën ndërkombëtare duke përfunduar me sukses Kursin e Karrierës për Kapiten...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu