Lija e majmunit në Maqedoni, rasti i dytë ende nuk është paraqitur për kontroll

Personi i dytë i infektuar me linë e majmunit në Maqedoninë e Veriut ende nuk është paraqitur për kontroll në Klinikën Universitare për sëmundje infektive në Shkup, konfirmoi sot për agjencinë MIA drejtori i klinikës, Fadil Cana. Ai shtoi se nuk është regjistruar ndonjë rast i ri i lisë së majmunit në vend. Ndërkohë, Komisioni për Sëmundje Ngjitëse pranë Ministrisë së Shëndetësisë, në mbledhjen e djeshme, miratoi rekomandim për vetë-izolim dhe mbikëqyrje shëndetësore për të dy personat e infektuar. Instituti për Shëndet Publik ka hapur sot dy linja të reja telefonike për informim rreth M-pox: 1.Për konsultime me qytetarët dhe 2.Për konsultime me punonjësit shëndetësorë. Autoritetet apelojnë për kujdes të shtuar dhe bashkëpunim për ndalimin e përhapjes së sëmundjes.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

Davutoğlu paralajmëron: “Njohja e Somalilandit nga Izraeli është pjesë e një strategjie për të rrethuar Turqinë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite”

Ish-kryeministri turk Ahmet Davutoğlu ka reaguar ashpër ndaj njoftimeve për mundësinë e njohjes së Somalilandit nga Izraeli, duke e cilësuar këtë si një lëvizje...

Adnan Azizi: Un jam garanca për Gostivarin, zgjidhni Nevzat Bejtën

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat...

“Me i thanë sot jo Albin Kurtit është njejtë si me i thane JO Millosheviçit ne 98-tën”, deklarata e ashpër e Shalës

Një deklaratë e analistit politik Azdren Shala, e bërë publike sot dhe që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Kosovë, ka ngjallur reagime...

Ish-krerët e UÇK-së votuan nga Haga për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ish-krerët e UÇK-së, tashmë kanë votuar për zgjedhjet e parakohshme të së nesërmes. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ky i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu