Adnan Azizi: Un jam garanca për Gostivarin, zgjidhni Nevzat Bejtën

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.

Në këtë ngjarje, deputeti dhe shefi i shtabit të VLEN-it, Adnan Aziz në fjalimin e tij 11 janarin e cilëson si datë vendimtare për të ardhmen e Gostivarit dhe duke bërë thirrje për bashkim qytetar për ndryshim.

Fjalimi i plotë i Azizit:

“Të nderuar qytetarë të Gostivarit,
të dashur motra e vëllezër,

Po hyjmë në një fazë për Gostivarin, ku do të përcaktohet e ardhmja e këtij qyteti, e ardhmja e këtij populli. Më 11 janar nuk zgjedhim mes dy emrave, por zgjedhim se në çfarë drejtimi do të lëvizë ky qytet.

Është momenti i së vërtetës për Gostivarin. A do t’i bashkëngjitet së ardhmes, si shumica e shqiptarëve të Maqedonisë, apo do të vazhdojë të mbetet peng i një personi dhe lojërave të tij politike.

Unë besoj se Gostivari është mjaftueshëm i pjekur politikisht për ta kuptuar se nuk mund të vazhdohet më kështu. Nuk mund ta sakrifikojmë një qytet të plotë për karrierën e një personi.

Këto janë zgjedhje ku Gostivari bashkohet kundër kapriçove të një personi, zgjedhje ku secili gostivaras do ta thotë zëshëm: jo në emrin tim.

Nuk mund të vazhdoni ta zhvasni komunën në emrin tim.
Nuk mund ta paguani 750 mijë sallën që kushton 50 mijë euro, në emër të qytetarëve të Gostivarit.
Nuk mund të vazhdoni ta mbani peng komunën për ta financuar partinë, në emër të gostivarasve.

Të dashur qytetarë, ky njeri e zhyti komunën e Gostivarit në borxh marramendës. Mbi 20 milionë euro. Më shumë se borxhi që na e lanë në Tetovë.

Njeriu që u thirr në emër të ndryshimit, e zhyti Gostivarin në borxhe më keq se Teuta Arifi.

Borxhe që nuk i ka bërë qytetari i thjeshtë.
Borxhe që nuk i ka bërë punëtori, mësuesi, as fermeri.
Këto borxhe i kanë bërë ata që e shfrytëzuan pushtetin për vete, jo për qytetin.

Prandaj, është koha e fundit që t’i themi këtij njeriu: mjaft më, jo në emrin tim.

Kandidatura e Nevzat Bejtës është fija e shpresës për ta shpëtuar Gostivarin. Është kompromisi që bëmë të gjithë, është njeriu që sipas të gjitha matjeve e garanton fitoren për çlirimin e Gostivarit.

Ndryshimi vjen me përvojë, ndershmëri dhe guxim për të marrë përgjegjësi.

Prandaj, unë prej këtu i ftoj të gjithë gostivarasit, edhe ata të BDI-së, edhe ata të VLEN-it, edhe ata të ASH-së, edhe qytetarët e papërcaktuar. Është në dorën tuaj vendimi se a do t’i kthehet Gostivari banorëve të tij, apo do të mbetet pronë e një njeriu.

Unë besoj fuqishëm te ju, sepse Gostivari e ka dëshmuar gjithmonë se di ta marrë vendimin e duhur në kohën e duhur. Di t’i lexojë situatat dhe ta kuptojë momentin politik.

Unë vij para jush si garancë se Qeveria VLEN do ta përkrahë fuqishëm ripërtrirjen e Gostivarit.

Siç i ndamë 80 milionë euro për komunat shqiptare, siç sollëm miliona investime në Tetovë dhe e transformuam këtë qytet, ashtu do ta transformojmë edhe Gostivarin.

Mjafton ta zgjidhni një njeri bashkëpunues si Nevzat Bejta, mjafton ta dimë sigurt se këto fonde do të përfundojnë në projekte për qytetarët, dhe jo në xhepat e një njeriu të pangopur.

Për pjesën tjetër përkujdeset VLEN-i.”

Konventa u mbyll me thirrje për mobilizim qytetar dhe mbështetje për kandidatin e VLEN-it në zgjedhjet e ardhshme lokale.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zëri i Masakrës së Reçakut: William Walker nderon 45 shqiptarët e vrarë

Sot shënohet 27-vjetori i Masakrës së Reçakut, një nga krimet më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë, ku 45 civilë shqiptarë mbetën...

ASH Ziadin Sela: Kur vasali, Taravari akuzon për veprimet që i bën vetë

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Arben Taravarit, duke e akuzuar atë për hipokrizi politike dhe qëndrime kontradiktore. Sipas ASH-së, Taravari,...

Së shpejti takimi kokë më kokë Ahmeti- Mickoski, çfarë po sinjalizohet?

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka bërë të ditur se do të zhvillojë një takim tet-a-tet me kryeministrin dhe liderin...

Irani konfiskon një ngarkesë të madhe të pajisjeve Starlink (VIDEO)

Autoritetet iraniane kanë njoftuar konfiskimin e një ngarkese të madhe të pajisjeve të internetit satelitor Starlink, sipas mediave shtetërore të vendit. Pamjet e publikuara...

Ambasadorët e BE-së takojnë Kurtin: Pa dialog me Serbinë nuk ka përparim në integrimin evropian

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka bërë të ditur se së bashku me ambasadorët e BE-së dhe shefat e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu