A jeni gati?! Apple ka një surprizë vitin e ardhshëm…

Për gjigandin e teknologjisë Apple, iPhone-t e modeleve të fundit, orat inteligjente, laptopët, tabletat apo dhe pajisjet e tjera teknologjike nuk mjaftojnë, për të “pushtuar” tregun global.

Sipas një raporti të fundit të “Bloomberg”, Apple, ka në plan të lançojë syze me Inteligjencën Artificiale deri në fund të vitit 2026.

Kur konkurrenca mes kompanive teknologjike për përdorimin e Inteligjencës Artificiale po bëhet gjithnjë dhe më e madhe, Apple nuk lë “shteg të hapur”, për ta sfiduar.

Prodhimi masiv i prototipeve pritet të fillojë në fund të vitit 2025 në bashkëpunim me furnizues të huaj. Syzet inteligjente pritet të konkurrojnë me ato të Meta-s, siç janë Ray-Ban Stories, dhe të ofrojnë funksionalitete të ngjashme, si kamera, mikrofon dhe integrim me Inteligjencën Artificiale.

Për këtë qëllim, Apple po zhvillon çipe të specializuara, të ngjashme me ato të Apple Watch, që ofrojnë konsum të ulët energjie dhe mund të hyjnë në prodhim masiv deri në vitin 2026 ose 2027.

Ky zhvillim vjen pas një reagimi të ftohtë ndaj syzes së saj të realitetit të shtuar, Vision Pro, e cila u kritikua për çmimin e lartë dhe mungesën e integrimit të theksuar të Inteligjencës Artificiale.

Për më tepër, Apple ka anuluar planet për një orë inteligjente me kamerë të integruar, e cila ishte planifikuar të dilte në vitin 2027. Megjithatë gjithçka mbetet për t’u parë, pasi vetë kompania nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare në lidhje me këtë lajm./tvklan.al

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Irani paralajmëron: “Sonte do të ndodhë një surprizë e madhe. Bota do ta kujtojë për shekuj”, tensionet arrijnë kulmin

Televizioni shtetëror iranian ka lëshuar një paralajmërim të fortë: “Sonte do të ndodhë një surprizë e madhe – një që bota do ta kujtojë...

Stoilkoviç serbizon ministrinë që drejton, “masakron” projektet shqiptare

Portali Top24 gjatë ditës së djeshme kishte raportuar se po gjurmon në një skandal të radhës ku shqiptarët janë fshirë si me gomë në...

Vuçiç kërcënon hapur Kosovën: Serbia do të fitojë në fund

Presidenti Aleksandër Vuçiç ka kërcënuar hapur Kosovën. Gjatë një interviste në RTS, Vuçiç u shpreh se, gjërat po ndryshojnë në botë dhe se Serbia...

Izraeli: Irani ka lëshuar më shumë se 400 raketa

Që kur Izraeli nisi sulmet ajrore ndaj Iranit të premten e kaluar, Irani ka lëshuar më shumë se 400 raketa dhe qindra dronë drejt...

Maqedonia2025 shpall konkurs për bursa për nxënës të shkollave të mesme

Fondacioni MK2025 ka shpallur thirrjen për aplikime për bursa në kuadër të Fondit për mbështetjen e gjimnazistëve të talentuar “Talentët Sot – Liderë Nesër”...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu