Davutoğlu paralajmëron: “Njohja e Somalilandit nga Izraeli është pjesë e një strategjie për të rrethuar Turqinë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite”

Ish-kryeministri turk Ahmet Davutoğlu ka reaguar ashpër ndaj njoftimeve për mundësinë e njohjes së Somalilandit nga Izraeli, duke e cilësuar këtë si një lëvizje strategjike me pasoja të rënda për rajonin dhe botën islame.

Në një deklaratë të gjatë, ai tha se njohja e Somalilandit “nuk është një zhvillim i izoluar”, por pjesë e një projekti më të gjerë për “copëtimin e shteteve islamike dhe neutralizimin e fuqive kryesore rajonale”. Sipas tij, përmes kësaj lëvizjeje Izraeli synon të sigurojë akses në portin strategjik të Berberës në Gjirin e Adenit, duke krijuar presion mbi Egjiptin dhe Arabinë Saudite në Detin e Kuq, si dhe mbi Turqinë, e cila ka prezencë të rëndësishme ushtarake dhe politike në Somali.

Davutoğlu e lidhi zhvillimin me Marrëveshjet e Abrahamit, të cilat i quajti “projekt imperialist” që rrezikon Afrikën dhe botën islame, ndërsa e cilësoi situatën “fyerje” në një kohë kur lufta në Gaza vazhdon.

Ai kërkoi një reagim të menjëhershëm diplomatik nga Ankaraja dhe paraqiti një listë masash konkrete, përfshirë:
• nisjen e bisedimeve direkte midis Mogadishut dhe autoriteteve të Somalilandit në Turqi,
• emërimin e një të dërguari special turk në rajon,
• koordinim të ngushtë me Egjiptin, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe,
• angazhim me SHBA-në, Britaninë, Bashkimin Afrikan, Organizatën e Bashkëpunimit Islamik dhe Ligën Arabe për të kundërshtuar çdo hap drejt njohjes së pavarësisë së Somalilandit.

Davutoğlu rikujtoi ndërhyrjen e mëparshme të Turqisë në vitin 2013, kur Ankaraja ndërmjetësoi bisedime mes palëve dhe, sipas tij, pengoi përpjekje të ngjashme për ndarjen e Somalisë.

Ai përfundoi duke paralajmëruar se mosreagimi ndaj këtij zhvillimi do të sillte “përgjegjësi historike” për vendet që zgjedhin të qëndrojnë pasive.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zëri i Masakrës së Reçakut: William Walker nderon 45 shqiptarët e vrarë

Sot shënohet 27-vjetori i Masakrës së Reçakut, një nga krimet më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë, ku 45 civilë shqiptarë mbetën...

ASH Ziadin Sela: Kur vasali, Taravari akuzon për veprimet që i bën vetë

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Arben Taravarit, duke e akuzuar atë për hipokrizi politike dhe qëndrime kontradiktore. Sipas ASH-së, Taravari,...

Së shpejti takimi kokë më kokë Ahmeti- Mickoski, çfarë po sinjalizohet?

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka bërë të ditur se do të zhvillojë një takim tet-a-tet me kryeministrin dhe liderin...

Irani konfiskon një ngarkesë të madhe të pajisjeve Starlink (VIDEO)

Autoritetet iraniane kanë njoftuar konfiskimin e një ngarkese të madhe të pajisjeve të internetit satelitor Starlink, sipas mediave shtetërore të vendit. Pamjet e publikuara...

Ambasadorët e BE-së takojnë Kurtin: Pa dialog me Serbinë nuk ka përparim në integrimin evropian

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka bërë të ditur se së bashku me ambasadorët e BE-së dhe shefat e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu