Kosovë, Kurti insiston që intervistimi i tij nga Prokuroria të bëhet në Kryeministri

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu tha Zyra e Kryeministrit i është drejtuar Gjykatës Themelore me këtë kërkesë përmes një letre

Prishtinë
Zyra e Kryeministrit të Kosovës i ka kërkuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që ta obligojë Prokurorinë Speciale që të marrë dëshminë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, brenda zyrës së tij në ndërtesën e Qeverisë në Prishtinë, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu tha se Zyra e Kryeministrit i është drejtuar Gjykatës Themelore me këtë kërkesë përmes një letre.

Më 19 shkurt, Prokuroria Speciale njoftoi se i ka kërkuar Gjykatës Themelore që ta urdhërojë kryeministrin Kurti që të paraqitet në cilësinë e dëshmitarit në një rast të hapur lidhur me dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore, pasi Kurti kishte refuzuar dy ftesat e mëparshme që të paraqitej në prokurori.

Në letrën dërguar Gjykatës, Zyra e Kryeministrit përsërit qëndrimin e shprehur më parë se Kurti nuk i ka refuzuar kërkesat për të dhënë dëshmi, por ai ka kërkuar që dëshminë ta japë në ambientet e Qeverisë.

“Kërkesa e tij që kjo të ndodhë në ambientet e Zyrës së Kryeministrit është plotësisht e arsyeshme dhe nuk mund të interpretohet si shmangie nga drejtësia. Në dritë të kësaj, me respekt kërkojmë nga Gjykata që të obligojë Prokurorinë Speciale të marrë dëshminë e kërkuar, brenda Zyrës së Kryeministrit”, thuhet në letër.

Prokuroria Speciale e kishte ftuar për herë të parë më 10 dhjetor 2024 kryeministrin në detyrë për të dhënë dëshmi brenda këtij institucioni më datën 16 dhjetor 2024. Kurti nuk i është përgjigjur kësaj ftese, duke u deklaruar se është i gatshëm të japë dëshmi, por ka theksuar se prokurorët mund ta intervistojnë në zyrën e tij, një praktikë që, sipas tij, është ndjekur edhe më parë.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është i thirrur si dëshmitar në lëndën që ka të bëjë me veprën penale – keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, apo më konkretisht me rezervat shtetërore, ku janë të përfshirë si të dyshuar një afarist dhe dy zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

SHBA vendos sanksione për kompanitë ruse/Washingtoni: Shkak, refuzimi i Putin për t’i dhënë fund luftës

Departamenti Amerikan i Thesarit ka njoftuar sanksione të reja që synojnë dy kompanitë më të mëdha të naftës ruse – Rosneft dhe Lukoil –...

Ramadani: AKI është koalicioni fitues i votës shqiptare, kemi 23 mijë vota më shumë se VLEN-i

Ish-kandidati i koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim për komunën e Sarajit, Blerant Ramadani, tha se koalicioni ku ai garonte e fitoi votën shqiptare dhe...

Krenar Lloga pyet: Pse VLEN nuk bëri thirrje të votohet kandidati shqiptar në Butel dhe pse në Lubeten shkuan vota për “listën serbe”?

“Një nga momentet më të shëmtuar është se lista serbe ka marrë 400 vota dhe kjo na turpëron të gjithëve ne”, kështu tha Krenar...

Krenar Lloga sfidon VLEN-in: Bujrum, shkojmë në zgjedhje

Krenar Lloga në studion e “Hajde flasim” në TV21, ka sfiduar koalicionin VLEN duke u kërkuar që të dalin në zgjedhje. Lloga tha se...

Shoferët për mbeturinat munguan në punë, drejtori Rrustemi: Dyshohet për lojë politike

Sabahadin Rustemi, drejtor I Higjienës Komunale, në një prononcim pët televizionin Alsat-M tha se aktivitetet e ndërmarrjes publike kryhen në përputhje...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu