Shkruan: Jasir Asani
Ishte 15 Tetori 2023 kur kryetari aktual i komunës së Studeniçanit premtoi edhe njëher se ndërtimi i rrugës 5 do filloj për kohë të shkurtër, edhe dy muaj më vonë nuk ka as një lëvizje në këtë drejtim.
Kryetari aktual i cili sipas disa informatave jo zyrtare rezulton se pasi që lëshoi partinë demokratike shqiptare të Menduh Thaçit më pas iu bashkua strukturave të Aleancës nën udhëheqjen e Ziadin Selës tani më i është bashkuar BDI-së.
Kryetari i cili mundohet të meret me politika më të mëdha ndërsa ka haruar politikat lokale i zhytur në korrupcion e kështu me radhë, gjithsesi këtë shkrim ia dedikoj rrugës 5.
-Rruga 5 ka një histori në vete e cila dikur përdorej si rrugë alternative nga ajo kryesorja.
-Rruga 5 më e ndërtuar ka qenë kur ka qenë në fatin e natyrës se në fatin e kryetarëve të komunës.
-Rruga 5 u ndërtua me një infrastrukturë të përkohshme me kubëza betoni nga kryetari i BDI-së në periudhën 2009-2013
-Rruga 5 u prish në fillim të mandatit të dytë të kryetarit aktual Azem Sadiki 2017-2021 më saktësisht 17.11.2017
-Në dhjetor të vitit 2017 banorë të kësaj rruge protestuan kundër ndërtimit të kësaj rruge pasi që po e njejta rrugë nuk kishte kanalizim të përfunduar e ujësjellës.
-Në nëntor të vitit 2020 përfundoi rrjeti i kanalizimit fekal në rrugën 5.
-Më vonë pas 6 viteve në Janar të vitit 2023 përfundimisht u vendosën gypat e ujësjellësit por ende nuk është vënë në funskion.
-Në nëntor të vitit kaluar premtoi se e njejta rrugë do të përfundoj deri në fund të vitit.
-Në qershor të këtij viti në një prononcim për TV21 akuzoi funksionarët e BDI-së se po pengojnë realizimin e këtij projekti dhe bllokojnë fondet.
-Hiq më largë se dy muaj në një prononcim për TV21 premtoi që fondet janë siguruar dhe se e njëjta do të filloj së shpejti.
-Jemi në fund të vitit 2023 rruga ende nuk ka filluar të ndërtohet dhe është e pa asfaltuar.
Ps.Sipas informatave jo zyrtare rruga nuk rregullohet për inate personale me disa banor të cilët jetojnë në këtë rrugë dhe mos përkrahje në çdo cikël zgjedhor të Azem Sadikut
Më poshtë i gjeni fotografitë e historikut të kësaj rruge.
I juaji,
Jasir Asani
(24.12.2023)