Jakupi: Aleanca për Shqiptarët nuk është një parti e trashëguar – është një parti e ndërtuar me përkushtim dhe sakrificë nga Ziadin Sela

Nënrkyetari i ASH-Sela, Berat Jakupi përmes një postimi ka theksuas se Aleanca për Shqiptarët nuk është një parti e trashëguar – është një parti e ndërtuar me përkushtim dhe sakrificë nga Ziadin Sela, shkruan Top24

Aleanca për Shqiptarët nuk është një parti e trashëguar – është një parti e ndërtuar me përkushtim dhe sakrificë nga Ziadin Sela.
Të gjithë të tjerët që sot përpiqen të flasin në emër të saj, thjesht e kanë shfrytëzuar kur iu ka leverdisur dhe janë larguar kur nuk kanë mundur ta përballojnë kauzën e saj kombëtare. Si Arben Taravari, ashtu edhe Arben Fetai, nuk janë as themelues, as bartës të ndonjë kauze – janë përfitues të përkohshëm të një partie që u ndërtua mbi gjak dhe rezistencë.
Por përpjekja e tyre për ta përvetësuar emrin “Aleanca për Shqiptarët” ka edhe një kuptim më të thellë: tregon sa e madhe dhe e fuqishme është vepra e Ziadin Selës. Aq e madhe, saqë sot secili mundohet ta përdorë për t’u legjitimuar.
Në këtë aspekt, Ziadin Sela e ka siguruar vendin e tij në historinë politike shqiptare, përkrah liderëve si Arbën Xhaferi (PDSH), Ibrahim Rugova (LDK) dhe Hashim Thaçi (PDK) – emra që sot ndiqen me krenari nga pasardhësit e tyre.
Aleanca për Shqiptarët është vepër historike. Të tjerët janë emra që do të harrohen

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ushtria serbe ndëshkon oficerët që “pëlqejnë” protestat kundër regjimit serb

Në Serbi po shpërthen një skandal në radhët e ushtrisë. Agjencia e Sigurisë Ushtarake – VBA, e cila zyrtarisht duhet të merret me çështje...

Barazia gjinore! Iris Luarasi: Shtetet që kanë vetëm 2 gjini, NUK janë SHEMBUJ për t’u ndjekur!

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka dalë sot me një deklaratë për mediat, duke sqaruar ligjin për barazinë gjinore të miratuar dje me...

Shokët e klasës bojkotojnë mësimin, shkak nxënësi AGRESIV i cili godiste edhe mësuesit!/Reagojnë prindërit!

Një një shkollë fillore në Firence të Italisë, prindërit e një klase vendosën t’i mbanin fëmijët e tyre në shtëpi për dy ditë. Një...

Dame Dimitrovski u zgjodh kryetar i Këshillit të Qytetit të Shkupit

Këshilli i Qytetit të Shkupit mbajti seancën e tij të parë konstituive. Seancën e drejtoi Risto Penov, ndërsa në fillim foli kryetari i ri...

Mickoski: Investime në hekurudhë të re dhe tren urban për ajër më të pastër (VIDEO)

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka theksuar rëndësinë e projekteve të reja infrastrukturore që do të ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu