Ziadin Sela: Apeloj te MPB-ja të ndalojë presionin në Nerovë – keni me çfarë të merreni, po mbijnë objekte ilegale në mes të Shkupit dhe askush nuk hetohet!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së autoriteteve të rendit në lidhje me rastin e banorëve të fshatit Nerovë, të cilët kanë ndërtuar me mjete vetjake një shkollë për fëmijët e tyre. Ai i ka bërë apel të drejtpërdrejtë Ministrisë së Punëve të Brendshme që të ndalojë menjëherë presionin ndaj këtyre banorëve.

“I bëj apel Ministrisë së Punëve të Brendshme që të ndalojë menjëherë presionin ndaj fshatarëve të Nerovës, të cilët nuk kanë me çka të merren tjetër përveçse kanë ndërtuar një shkollë për të ardhmen e fëmijëve të tyre,” – u shpreh Sela.

Ai shtoi se është paradoksale dhe e padrejtë që njerëzit që ndërtojnë me qëllime të pastra për komunitetin e tyre përballen me hetime, ndërkohë që në Shkup, ndërtesat pa leje dhe ndërtimet e zeza rriten çdo ditë, dhe askush nuk mban përgjegjësi.

“Mbijnë ndërtime të zeza çdo ditë në Shkup dhe askush nuk e merr mundin të hetojë se si po ndodhin,” – tha Sela, duke ngritur shqetësimin për mungesën e drejtësisë dhe selektivitetin institucional.

Sipas tij, shteti duhet të jetë pranë qytetarëve që kontribuojnë për komunitetin dhe jo të ushtrojë presion mbi ta, veçanërisht kur ka heshtje totale për skandale të përmasave të mëdha që ndodhin në zemër të kryeqytetit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Një raketë sapo ka goditur qendrën e Microsoft në Be’er Sheva

Një raketë sapo ka goditur qendrën e Microsoft në Be'er Sheva, e cila ofron shërbime kritike për ushtrinë izraelite në fusha të tilla si...

14 aeroplanë mallrash nga SHBA-ja dhe Gjermania mbërrijnë në Izrael me pajisje ushtarake

Katërmbëdhjetë aeroplanë ushtarakë mallrash nga SHBA-ja dhe Gjermania, të ngarkuar me pajisje dhe furnizime për të mbështetur ushtrinë, kanë mbërritur në Izrael mes konfliktit...

Eksluzive: BDI arrin marrëveshje me dy krahët e ASh-së, nga 3 komuna për Selën dhe Taravarin

Pas një takimi të zhvilluar ndërmjet kreut të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, dhe dy grupimeve të ndara të Aleancës për Shqiptarët,...

Skender Rexhepi-Zejd: Fronti për Europë do të jetë fitues apsolut i të gjitha komunave

Kryetari i partitë Populli, Skender Rexhepi ka theksuar se Fronti për Europë në zgjedhjet e Tetorit do të jetë fitues apsolut i zgjedhjeve pasi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu