Gir: Vendimi për RMV-në është sjellë në korrik të vitit 2022, për hapin e ardhshëm nevojiten ndryshimet kushtetuese

Euroambasadori Dejvid Gir në intervistë për MIA-n, duke bërë paralele midis asaj që ka ndodhur në Samitin e dhjetorit të BE-së, kur e ashtuquajtura “kafeja e Orbanit” e mundësoi vendimin për fillimin e bisedimeve për Ukrainën dhe Moldavinë dhe nëse mënyra e këtillë e marrjes së vendimeve ka qenë e mundur edhe për Maqedoninë e Veriut, thotë se zgjidhja për vendin është vënë në tryezë në korrik të vitit 2022, kur, siç tha ai, u hapën bisedimet e aderimit, e për të kaluar në hapin tjetër, është e nevojshme të zbatohen ndryshimet kushtetuese, që është një vendim sovran i vetë shtetit, njofton Portalb.mk.

“Zgjidhja për këtë problem ishte vendosur në tryezë me marrëveshjen në korrik të vitit 2022, me të cilin Maqedonia e Veriut hapi negociatat e inkuadrimit me BE-në, madje e filloi dhe përfundoi procesin e skriningut. Tani, që të kalohet në hapin e ardhshëm, në pajtueshmëri me marrëveshjen nga korriku i vitit 2022, nevojitet të zbatohen ndryshimet kushtetuese për qytetarët të cilët identifikohen si bullgarë. Ky është vendim sovran i vetë vendit, e jo i vendeve-anëtare të BE-së. Vendimi është në duart e juaja”, theksoi Gir.

Ai potencoi se është e rëndësishme që vendimi për fillim të negociatave të inkuadrimit me Ukrainën dhe Moldavinë që të shihet nga konteksti i luftës së paarsyeshme të Rusisë kundër Ukrainës, si dhe hapat reformuese të cilat të dy vendet i kanë realizuar, edhe pse, siç tha, duheet të kalojnë një rrugë të gjatë më tej.

“Mendoj se disa komentues mjaftë gabimisht e kanë interpretuar mënyrën me të cilën është sjellë vendimi. Që të jetë e qartë, vendimi u soll nga 27 vendet-anëtare, me fjalë të tjera njëzëri nga të gjithë vendet-anëtare dhe kjo nuk e ndryshoi esencën. Fakti se vendimi u soll pa prezencën e një vendi nuk ishte tentim për mashtrim me të cilin do të hiqej njëzëshmëria e nevojshme e të gjithë vendeve-anëtare. Kjo nuk është zgjidhje për situatën në të cilën një ose më shumë vende-anëtare kishin mosmarrëveshje thelbësore. Njëzëshmëria është më e rëndësishme edhe atë në këtë rast u soll vendim i 27 vendeve”, tha Gir.

Lidhur me mundësinë për ndryshim të Kornizës negociuese, tani sipas shembullit të modelit të ri të vendimmarrjes, lidhur me “kafenë e Orbanit, të ciën ia ofroi Sholc”, Gir decid se BE-ja nuk mendon për hapje të sërishme të dokumentit.

“Çështja e arë implicite është se nëse mund të arrihet marrëveshje më e mirë. I kam ndjekur diskutimet që zhvilloheshin nga vjeshta e vitit 2020 deri te marrëveshja në korrik të vitit 2022. Ishte e vështirë dhe të njëjtit ishin intensiv. U bënë kompromise nga të dyja palët. Asnjëra palë – as ajo bullgare, as maqedonase – nuk ishte 1– përqind e kënaqur. Por, të tilla janë kompromiset sipas natyrës. Ajo çfarë u arrit, megjithatë, ishte që iu mundësua Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë që t’i lënë këto çështje në të kaluarën, të shikojnë drejt të ardhmes dhe me vendosmëri të ecin përpara. Se nëse mendoj se mund të negociohet për marrëveshje më të mirë? Sinqerisht, nuk shoh mundësi për një gjë të tillë. Se nëse BE-ja është e gatshme sërish ta hapë Kornizën negociuese? Mendoj se BE nuk mendon për hapje të sërishme të Kornizës negociuese. Ajo tashmë është marrëveshje e arritur dhe shikojmë përpara drejt shumë çështjeve të tjera që ngarkohen në agjendë.Duke përfshirë edhe atë se në çfarë thellë shpresojmë, vendi me vendosmëri të lëvizë përpara në rrugën e saj evropiane”, thotë Gir.

Duke pasur parasysh atë që ndryshimet kushtetuese mbetën në prapavijë të zgjedhjeve të ardhshme të dyfishta në vend, ndërsa lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski me qëndrim të vazhdueshëm se nuk i pranon nën diktat bullgar, por që pasi që të vijë në pushtet, do të gjejë zgjidhje tjetër, Gir me mesazh se nëse partia është për në BE dhe për negociata, është e qartë se çfarë duhet të bëjë.

“Nëse partia është për në BE dhe negociata inkuadrimi, është e qartë se çfarë duhet të bëjë. Kemi marrëveshje nga korriku i vitit 2022. Kemi negociata të hapura inkuadrimi. Procesi i skriningut ishte i suksesshëm dhe tani duhet të bëhen ndryshimet kushtetuese që pastaj vendi të mund të vazhdojë përpara dhe të merret me çështjet kyçe – qeverisjen e të drejtës, luftën kundër korrupsionit duke u fokusuar në gjërat që do t’ua lehtësojnë jetën njerëzve”, thotë Gir.

Ndryshimet kushtetuese nënkuptojnë shtimin e bullgarëve dhe kombeve tjera në Kushtetutë. Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Megjithatë, negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese.

Nga ana tjetër, më 18 gusht 2023 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut debati për fillimin e ndryshimeve kushtetuese mbaroi brenda pak orësh. Votimi nuk dihet ende kur do të bëhet. Në mënyrë që të bëhen ndryshimet kushtetuese duhet dy e treta e votave, konkretisht 80 vota nga gjithsej 120 deputetë në Kuvend.

Kujtojmë se me 4 dhjetor, liderët e partive parlamentare arritën marrëveshje për datat e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare që do të mbahen vitin e ardhshëm. Raundi i parë i garës për kreun e shtetit do të mbahet më 24 prill, kurse raundi i dytë së bashku me zgjedhjet parlamentare më 8 maj.

lajmet e fundit

Mickoski dush të ftohtë VLEN-it, për ndryshimet kushtetuese: Nuk pranoj ultimatume!

Edhe përkundër pretendimeve të koalicionit “VLEN” se mbeten në të ashtuquajturat afat gjashtëmujor për çështjen e ndryshimeve kushtetuese, kryeministri Hristijan Mickoski u përgjigj se...

Bullgaria nuk do të ketë kërkesa të reja – Mospajtime mes VLEN dhe VMRO-DPMNE për afatin për ndryshimet kushtetuese

Edhe përkundër pretendimeve të koalicionit “VLEN” se mbeten në të ashtuquajturat afat gjashtëmujor për çështjen e ndryshimeve kushtetuese, kryeministri Hristijan Mickoski u përgjigj se...

Filmi kosovar në garë për çmimin ndërkombëtar

Filmi “Krahët e punëtorëve” i regjisorit Ilir Hasanaj ka hyrë në garë për nominim për Çmimin Evropian të Filmit (European Short Award). Filmi është...

Fetai: Brenda 6 muajve të qeverisë, Mickoski do ta prezantojë propozimin për realizimin e ndryshimeve kushtetuese

Arben Fetai tha se ndryshimet kushtetuese janë të patjetërsueshme por shtoi se, e kanë thënë edhe gjatë fushatës se duhet pritur një periudhë 6...

Ndërron jetë gazetarja nga Shkupi

Njoftohen të gjithë të afërmit, miqtë dhe kolegët se Aneta Gjoshevska ka ndërruar jetë dje vonë pasdite. Aneta Gjoshevska ka lindur në Shkup në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu