Erdogan: Turqia do të qëndrojë në krah të Libanit

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, thotë se Turqia do të mbështesë Libanin me të gjitha mjetet e saj pasi Izraeli të nisë sulmet si pjesë e një inkursioni “të kufizuar” tokësor.

“Ne nuk do t’i lëmë kurrë vëllezërit tanë libanezë në këto ditë të vështira dhe do t’i mbështesim ata me të gjitha mjetet tona,” u shpreh Erdogan në një fjalim në parlamentin turk, shkruan Al Jazeera.

Izraeli deklaroi se trupat e tij kanë nisur një operacion “të shënjestruar dhe preciz” tokësor në jug të Libanit, që ka në shënjestër Hezbollahun – grupin militant dhe partinë politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit – që mbështetet nga Irani.

Ushtria izraelite tha se në disa pjesë në jug të Libanit po zhvillohen “luftime intensive” dhe u bëri thirrje njerëzve që të mos hyjnë në zonën në jug të lumit Litani.

/GazetaSinjali/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Çitaku: Krimi po merr përmasa galopante, faturën e paguajnë qytetarët

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas lajmit se Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka...

Merret vendimi! Burg i përjetshëm për anëtarin e ‘Hellbanianz’

Një nga emrat më të njohur të grupit “Hellbanianz”, Sabajet Shuti – i njohur ndryshe si “Skilla” – është dënuar me burgim të përjetshëm...

511 miliardë fuçi naftë të zbuluara në Antarktidë mund të nxisin Luftën e Tretë Botërore – Ja pse!

Pikat kryesore të historisë Luftë Botërore? Antarktida është një zonë që nuk lejohet të eksplorohet për përfitime financiare personale nga asnjë shtet. Rusia ka zbuluar...

Vdekja e 27-vjeçarit, reagon Kurti: Abuzuesit nuk do të kenë strehë në institucione

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me rastin tragjik të vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në Lipjan, në duart e...

Netanyahu: Izraeli nuk kërkon të zhvendosë banorët e Gazës, por i lejon ata të largohen nëse duan

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu këmbëngul se Izraeli nuk po kërkon të zhvendosë me forcë palestinezët, por thjesht dëshiron t’u ofrojë atyre që janë të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu