Kodin Civil largoi dy deputetë nga Vetëvendosja, Kusari-Lila: Nuk na kanë njoftuar, VV aktualisht ka 54 deputetë!

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka folur për largimin e deputetëve Eman Rrahmani dhe Visar Korenica nga LVV-ja.

Kusari – Lila ka thënë se këtë nuk e sheh si mundësi për ndryshime përveçse pozicionim në aspektin zgjedhor.

“Secili veprim apo deklarim në kundërshti me atë që kanë përfaqësuar deri tani është vetëm në funksion të një qëllimi elektoral, për shkak se nuk shoh ndonjë hapësirë ose mundësi tjetër për të bërë ndryshim tjetër, përveçse për t’u pozicionuar në aspektin zgjedhor ose elektoral diku tjetër”, ka thënë ajo, për Kallxo.com.

Kusari – Lila tutje ka thënë se vendimi nuk i është komunikuar Grupit parlamentar.

“Për keq ardhje është që nuk kanë bërë njoftim paraprak. Do të ishte kurtuazi minimale gjatë gjithë kësaj kohe të qëndruarit bashkë dhe natyrisht shërbimit në të njëjtin grup parlamentar, të paktën të kishin deklaruar ose komunikuar grupit. Nuk ka pasur një deklarim të tillë. Sidoqoftë është zgjedhja e tyre. Unë ju uroj sukses kudo që janë. Natyrisht që janë mospajtime parimore që kanë të bëjnë në raport se si organizohet puna dhe shteti, dhe cilat janë vendimet që i merr Kuvendi përfshirë këtu edhe miratimin e ligjeve dhe miratimin e Kodit Civil”, është shprehur ajo.

Me largimin e dy deputetëve sot, Lëvizja Vetëvendosje ka 54 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Kusari – Lila ka thënë se Kuvendit nuk i ka mbetur shumë punë efektive deri në fushatë parazgjedhore, andaj e ka konsideruar pozicionim politik dhe asgjë me tepër.

“Ne aktualisht pa dy deputetët e larguar mbesim 62 deputet të pozitës. Në këtë aspekt 54 janë të grupit të VV-së dhe 8 nga grupi multientik. Nuk kanë mbetur shumë muaj punë efektive, gjegjësisht Kuvendi do të funksionojë derisa të shkojë në pushimet e fundvitit, pas së cilës pastaj me vitin e ri do të fillon edhe zyrtarisht fushata parazgjedhore. Prandaj ky është një pozicionim elektoral dhe asgjë më tepër”, është shprehur ajo.

Në një konferencë për media, Rrahmani ka deklaruar se po bashkohen në një “koalicion për familjen”.
Me këtë rast, ai i ka listuar disa nga pakënaqësitë që i ka pasur në disa projektligje që janë dërguar në Kuvend, ndër to Kodi Civil dhe Projektligji për shëndetin riprodhues me fertilizim.

“Kodi Civil që me disa dispozita të tij cenon familjen tradicionale, Projektligji për shëndetin riproduktiv që tenton të legalizojë fertilizimin me ‘donim’ pa identitet të njohur që dërgon edhe në incest e mos të flasim edhe për cenime të familjes. Lejimi i ndërrimit të gjinisë sipas ndjesisë në Projektligjin për gjendjen civile, madje edhe tek fëmijët dhe shumë aktivitete të Ministrisë së Kulturës dhe asaj të Arsimit na kanë obliguar të bashkohemi dhe të mendojmë e veprojmë rreth angazhimit politik për familje”, tha Rrahmani.

Më tej, deputeti sqaroi se angazhimin si deputet do ta vazhdojë ashtu siç ka qenë, teksa theksoi se do të mbështesin iniciativat e “dobishme” dhe do t’i kundërshtojnë ato të që janë të “dëmshme” për qytetarët e Kosovës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shaholli: Dy zyrtarë shqiptarë në takim gjysmë zyrtar, pa flamur shqiptar!

Dje Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe zv.kryeministri i "Severnës" Izet Mexhiti, janë takuar me rastin e mbajtjes së samitit të liderëve të Ballkanit...

Pritje madhështore për Edi Ramën në Çarshinë e Vjetër të Shkupit – Rama: 🦅 “Te Çarshia e Vjetër e Shkupit” ❤️🇦🇱

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë qëndrimit të tij në Shkup për Samitin e Ballkanit Perëndimor, ka vizituar Çarshinë e Vjetër, një nga zonat...

Kos në Shkup paralajmëron heqjen e plotë të roamingut për vendet e Ballkanit Perëndimor

Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos në konferencën për shtyp me kryeministrin Hristijan Mickoski, pas takimit me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në...

Temperaturat e larta në Europë, The Guardian: I nxehti “djeg” Francën, alarm i kuq për Parisin

Kryeministri francez François Bayrou, i cili mori pjesë në një takim qeveritar për krizën mbi të nxehtin që ka pushtuar Francën dhe Europën, u...

Rritet në 56.647 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Është rritur në 56.647 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, transmeton...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu