Dy të vrarë dhe një i plagosur është bilanci i një incidenti me armë në Çellopek të Tetovës.
Disa media paraprakisht informuan se bëhet fjalë për tre të vrarë, mirëpo zyrtarisht konfirmohet nga SPB Tetovë se dy veta kanë ngelur të vrarë në vendin e ngjarjes, ndërsa një është i plagosur. Policia tha se po punon për zbardhjen e motiveve të incidentit.