Dashtevski: Ditmire Shehu “lufton” dhe kërkon shtimin e shqiptarëve në KSHZ, ka ngritur padi në gjykatë!

Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Aleksandar Dashtevski thotë se po përgatiten me shpejtësi për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që duhet të mbahen këtë pranverë.

Thotë se janë duke u kompletuar të gjitha organet e ngarkuara për zhvillimin e zgjedhjeve. Tregon edhe për “luftën”, që po e bën përfaqësuesja e BDI-së në këtë komision.

Dashtevski thotë se ajo kërkon që me rastin e themelimit të komisioneve komunale zgjedhore dhe këshillave zgjedhorë, KSHZ-ja të udhëhiqet sipas regjistrimit të fundit, duke përfshirë edhe popullsinë që ishte regjistruar si jorezident, gjë që do të lejonte një numër më të madh të shqiptarëve etnikë në këto organe.

Dashtevski deklaron se kundër Ditmire Shehut ishin të gjithë në KSHZ dhe pohon se e njëjta ka paraqitur padi në Administratë.

Ndryshe, në seancën e fundit të vitit të kaluar, anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve u përplasën për atë se si të fusin të dhënat nga Regjistrimi i fundit në kalkulimet për zgjedhjen e kryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të komisioneve komunale zgjedhore.

Metodologjia me udhëzime për përzgjedhjen e anëtarëve është para dy dekadash, ndërsa propozues i ndryshimit është kaudri i BDI-së dhe nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu.

Ajo kërkoi ndryshimin e pjesës së nenit 1 ku thuhet se përzgjedhja sipas kombësisë do të bëhet sipas të dhënave të Regjistrimit të vitit 2002. Propozimi i saj është që gjithsej popullsia e regjistruar në komunat e regjistrimit të fundit të jetë bazë për kryerjen e llogaritjeve.

Megjithatë, ky propozim i saj nuk kaloi me konsensus siç ajo kërkoi. Në mungesë të anëtarit të shtatë i cili mungon që nga prilli i këtij viti, votat e anëtarëve ishin tre me tre. Shehu dhe dy anëtarë të LSDM-së kanë votuar por, kurse dy të VMRO-DPMNE-së dhe anëtari i tretë i LSDM-së kundër.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Banorët e Krushevës falënderojnë ambasadorin shqiptar për zgjidhjen e çështjes së shkollës në Nerovë

Krushevë – Banorët e fshatit Nerovë, në komunën e Krushevës, kanë shprehur mirënjohje publike ndaj ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut për mbështetjen...

“Shkolla politike e Taravarit: Kur të përjashtojnë, thuaj që po dorëhiqesh”

Gëzim Kadriu jep dorëheqje: “U përjashtuam nga qeverisja lokale” Gëzim Kadriu, nënkryetar i Aleancës për Shqiptarët, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i drejtorit...

Deshqiptarizohet edhe Telekomi: “Për SHQIP – shtypni 2” është hequr! Ku janë Ziba dhe Arsllani?

A janë në dijeni Nusret Ziba dhe Sead Arsllani, anëtarët shqiptarë të Këshillit të Drejtorëve në Telekom, të emëruar nga vetë Qeveria që mban...

Studentja amerikane përplaset për tokë derisa fshihej nga xhandarmeria serbe, filluan ta shkelnin me këmbë dhe ta godisnin me shkop në shpinë

Një studente amerikane ra në dysheme ndërsa fshihej nga xhandarmëria serbe gjatë protestave të mbrëmshme në Beograd, dhe më pas ata filluan ta shkelnin...

Sulmi ndaj Thaçit e Veselit, Genc Prelvukaj: Albin Kurti qenka më rëndë se Agim Bahtiri

Ish-kandidati për deputet i PDK-së, Genc Prelvukaj, ka reaguar pasi kreu i LVV-së, Albin Kurti, ka sulmuar mbrëmë ish-krerët e PDK-së, të cilët vazhdojnë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu