Bujar Osmani reagoi pas sulmit ndaj Dr. Zekirija Shahinit: Dhuna është sulm ndaj dinjitetit njerëzor

kandidati për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, ka reaguar pas lajmit tronditës për sulmin e armatosur ndaj Dr. Zekirija Shahinit, mjek specialist i pulmologjisë dhe kandidat në zgjedhjet e ardhshme nga radhët e Aleancës për Shqiptarët.

Në reagimin e tij publik, Osmani shprehu tronditje të thellë dhe theksoi se, fatmirësisht, jeta e doktor Shahinit është jashtë rrezikut të menjëhershëm, ndërsa ai po merr trajtimin e duhur mjekësor.

“Në momente si ky, duhet të ngrihemi mbi politikën. Dhuna, pavarësisht motivit, është sulm ndaj dinjitetit njerëzor dhe ndaj të drejtës së çdo qytetari për të jetuar e për të marrë pjesë lirisht në jetën demokratike,” – deklaroi Osmani.

Ai i bëri thirrje institucioneve kompetente që të reagojnë me shpejtësi, transparencë dhe vendosmëri, për të zbardhur të vërtetën dhe për të siguruar drejtësi për këtë rast.

Në shenjë solidariteti me Dr. Shahinin dhe për të respektuar seriozitetin e ngjarjes, Osmani njoftoi se aktivitetet publike të Aleancës për Shqiptarët në Çair janë shtyrë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Fetai me nderime për Mickoskin: Uroj mandatin e tretë të liderit të pakontestueshëm

Arben Fetai ka uruar Kryeministrin Hristijan Mickoski për mandatin e tretë në krye të VMRO-DPMNE-së, pas rikonfirmimit të tij nga kongresi i partisë. Sipas...

Gashi “injoron” Mickoskin, Do të marrë pjesë në protestën për ish-krerët e UÇK-së në Shkup!

Protesta e radhës për ish-krerët e UÇK-së pritet të mbahet më 13 dhjetor në Shkup, si vazhdimësi e tubimeve që janë mbajtur në Prishtinë,...

Ziadin Sela: Mbështesim protestën e 13 Dhjetorit në Shkup- Drejtësi për krerët e UÇK-së në

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka deklaruar publikisht mbështetjen e tij dhe të partisë për protestën që do të mbahet më 13...

Gjest i veçantë i Emirit të Katarit për Afrim Gashin në Doha Forum (VIDEO)

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, mori pjesë në hapjen zyrtare të edicionit të 23-të të Forumit të Dohas,...

Londrimi ‘djeg’ shtëpinë: Klodit biletën e koncertit- Olta shpërthen: ‘Dashuria është vëmendja!

Në Big Brother VIP Kosova 4, kapiteni i javës, Londrimi, u vu përballë një vendimi të veçantë: ai duhej të zgjidhte një banor që...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu