AUV: Janë shqiptuar 23 gjoba në shitoret për produkte ushqimore

AUV: Janë shqiptuar 23 gjoba në shitoret për produkte ushqimore

Gjithsej 192 mbikëqyrje të jashtëzakonshme në objektet e shitjes me pakicë – mini markete dhe shitore ushqimore, javën e kaluar zbatuan shërbimet inspektuese të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV). Me atë rast, për mangësitë e konstatuara janë shqiptuar gjithsej 30 vendime me masa urdhëruese për mënjanimin e tyre, ndërkaq janë shqiptuar edhe 23 gjoba.

Sipas AUV-së, janë shkatërruar rreth 30 kilogramë produkte të pasigurta (mish i ngrirë, prodhime të qumështit, përpunime të mishit) dhe mbi 66 litra jogurt.

“Është kontrolluar përmbushja e kërkesave higjienike për siguri të ushqimit, kërkesave shëdnetësore për të punësuarit, regjimi i temperaturës së ushqimit, si dhe afatet e definuara të skadimit të produkteve. Me kontrollet, u konstatua se 12 prej tyre fare nuk kanë qenë të regjistruara në Agjenci si operatorë me ushqim, në 9 objekte të punësuarit nuk kanë kryer kontrollet e detyrueshme shëndetësore, tek po aq operatorë nuk janë përmbushur kërkesat higjienike për siguri të ushqimit”, informoi AUV.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Reshat Ameti nga BDI: Mësimdhënësit në Çair pa paga

Reshat Ameti nga BDI ka reaguar ashpër sot ndaj vonesës së pajustifikueshme të pagave për qindra mësimdhënës në Komunën e Çairit, duke e cilësuar...

Përkujtohen Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka

Në 45-vjetorin e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, nga agjentët e UDB-së famëkeqe, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës,...

Ish-shefi i NATO-s: nuk mund të premtoj se ShBA do të qëndrojë në NATO

Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s nga viti 2014 deri në vitin 2024, ka folur në një intervistë për tensionin e fundit midis...

FBI-ja sjell agjent special dhe analist të inteligjencës në Kosovë, do të bashkëpunojnë me Policinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se drejtori i përgjithshëm, Gazmend Hoxha, ka zhvilluar një takim zyrtar në Prishtinë me atasheun ligjor të FBI-së, Brendan...

Garada e Ajovës: Kishim nderin të prisnim komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari

Garda Kombëtare e Ajovës ka thënë se pati nderin të mirëpriste Gjeneral Lejtnant Bashkim Jashari, shef i mbrojtjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu