Kandidatët në komuna “mollë sherri” për përçarje brenda VLEN-it?

Zgjedhjet lokale po afrohen bashkë me zgjedhjet edhe ethet e partive politike në përzgjedhjen e njerëzve që duhet t’i prijnë komunave në të cilat do të garojnë. Vlen të theksohet që këto zgjedhje do të jenë më shumë se lokale, pasi do të jenë edhe përcaktuese të politikës qendrore. Prandaj, edhe gara do të jetë shumë e ashpër. Përveç kësaj pak para zgjedhjeve parlamentar me një shpejtësi të papritshme katër parti politike shqiptare u bashkuan në një koalicion që e quajtën VLEN. Për këtë bashkim shpesh herë është përfol se mund të përçahet por ja akoma janë të bashkuar. Tani kur jemi në prag të zgjedhjeve lokale a mund të jenë “mollë sherri” kandidatët në komuna për përçarjen e VLEN-it, shkruan Zhurnal.

A ka gjasa që kandidatët për komuna të ndikojnë në përçarjen e VLEN-it?

Zgjedhjet lokale të vitit 2025 do të jenë mjaft kritike për vendin, sepse pas zgjedhjeve lokale betonohet saktësisht qeverisja aktuale. Lufta për legjitimitet etnik do të marr fund saktësisht me përfundimin e zgjedhjeve lokale.

Edhe pse zgjedhjet lokale janë të ndara nga ato parlamentare, sërish kësaj radhe do të kenë ndikim të hatashëm. Ashtu siç dihet që në zgjedhjet lokale fokusi kryesor është mbi individët që garojnë, duke mos përjashtuar edhe partitë që i mbështesin. Por, megjithatë qytetarët janë ata që vendosin se cilin prej kandidatëve do ta kenë në krye të komunës.

Koalicioni VLEN përbëhet nga katër parti politike shqiptare, Aleanca për Shqiptarët, Lëvizja Demokratike, Alternativa dhe Lëvizja Besa, katër parti me shumë dallime por që për nder të kërkesës së popullit për një koalicion të tillë, lanë anash dallimet e inatet personale u bashkuan në një koalicion. Që ky koalicion shquhet ndër më të fuqishmit në historinë e vendit në kampin shqiptarë.

Testin e ndarjes së kulaçit qeveritar e kaluan mirë e mbarë edhe me shumë pakënaqësi përbrenda por që i menaxhojnë në heshtje pa u bërë publike. Por, nuk dihet nëse po këtë mjeshtri do ta përdorin edhe në përzgjedhjen e figurave të cilat do t’i prijnë komunave.

Cilat parti cilat komuna synojnë?

Duke u bazuar edhe te kryetarët aktual që qeverisin në komunat shqiptare, Aleanca për Shqiptarët në krye me Taravarin synon të ketë Komunën e Gostivarit, komunën e origjinës së tij, Dibrën, Strugën, nuk përjashtohet as Likova pasi nga kjo zonë pozitën më të lartë në ekzekutiv e ka kuadri i Taravarit, Arben Fetai. E gjithashtu është përfolur që Taravari ka interes edhe në Komunën e Sarajit.

Nga ana tjetër, Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit synon ta mbajë Komunën e Çairit, ta fitojë Komunën e Sarajit, nuk përjashtohet as nga Komuna e Likovës. Madje, nga informata jo zyrtare flitet që ky i fundit ka raporte të përafruara me kryetarin aktual të Likovës, Erkan Arifi. Në komunat tjera nuk është shtrirë akoma LD, prandaj mendohet që nuk do të shprehin ambicie.

Alternativa e Zekirija Ibrahimit fokusin kryesor do ta ketë gjithashtu në Çair, Saraj, e në Likovë, pothuajse gravitojnë në zonën e njëjtë me atë të LD-së. Nuk qëndron keq Alternativa edhe në disa komuna të tjera që përfshihen në rajonin e Pollogut.

Lëvizja Besa e Bilall Kasamit nuk do mend që do tentojnë ta ruajnë Komunën e Tetovës, me çka kryetari aktual i partisë refuzoi pozitë në ekzekutivë vetëm që të vazhdojë e përfundojë mandatin e tij në Tetovë. Ky është edhe sinjal se Kasami nuk tenton të largohet nga Tetova. Ajo që synon Kasami ngjanë të jenë komunat tjera më të vogla që janë në rrethinë të zonës së Pollogut. Me fjalë të tjera gravitojnë në elektoratin e ngjashëm me atë të Taravarit.

Prandaj, duke marrë për bazë këto ndarje hipotetike do të jenë edhe mjaft problematike të bien dakord se cilët kandidat do të jenë në lista. Kjo pasi sipas gjitha gjasave cila parti do të marrë më shumë komuna do të fuqizohet edhe më shumë në pushtetin lokal.

Kujtojmë që, secila do plasaritje në VLEN do të shkojë drejtpërdrejt në favor të BDI-së, të cilët edhe ashtu mezi e presin një gjë të tillë. Tani mbetet të shihet nëse liderët e VLEN-it do të tregohen vigjilent e do t’i ndajnë komunat pa zhurmë sikurse e ndanë kulaçin qeveritar. Apo do të zgjedhin të bëhen pikë e pesë vetëm e vetëm që secili prej tyre ta realizojë atë që e mendon pa bërë kurrfarë kompromisi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjeorgjievski njofton se u larguan nga puna 371 persona dhe fton institucionet për hetim të keqpëdorimeve në Higjienën Komunale

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjeorgjievski, pasi mori mandatin e të parit të kryeqytetit, ka dalë në terren dhe ka njoftuar se që...

Elezi “thumb” Hoxhës: Nga hyzmeqar i Alisë, tani i vardiset VLEN-it

Eksponenti politik i koalicionit VLEN, Afan Elezi, përmes një postimi në Fejsbuk ka reaguar ndaj disa ish përfaqësuesve të afërt me sistemin e mëparshëm...

Dukagjini: Xhandarmeria serbe u fut edhe më 15 tetor brenda kufirit, Sveçla e Policia asnjë zë, KFOR-i e konfirmon

Në fshatin Rakinicë të Podujevës, ushtarë të armatosur të xhandarmërisë serbe kanë kaluar kufirin duke hyrë në territorin e Kosovës. Pamjet ekskluzive të siguruara...

Abdixhiku- Kurtit: Ua vodhe të ardhmen studentëve, tash provon t’ua blesh me 100 euro

Sot, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vetëm tre ditë para balotazhit të 9 nëntorit, ka njoftuar se është bërë pagesa për grupin e parë...

Dalin detaje të reja mbi ngjarjen e kobshme në Tetovë – E ndjera ishte në lidhje dashurie me…

Mbrëmë në orët e vona Tetova u godit nga një lajm i kobshëm. Një vajzë e re 24-vjeçare kishte humbur jetën pasi që kishte...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu