Asociacioni, tradhti kombëtare, por edhe tradhti e ndërkombëtarëve: Analisti paralajmëron rrezik të madh për Kosovën

“Me formimin e Asociacionit, Kosova jo vetëm që do të tradhtohet nga ndërkombëtarët, siç jemi mësuar të tradhtohemi shumë herë, gjatë historisë sonë të dhimbshme, por do të rrëshqas edhe në tradhti kombëtare, e cila do të jetë e pakthyeshme dhe do të çojë përfundimisht në ndarjen e vendit tonë”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë dhënë së fundi, është deklaruar për Asociacionin.

Ai ndër tjera ka thënë se, marrëveshja që u nënshkrua në vitin 2013 dhe 2015, nuk përputhen me Kushtetutën e Kosovës.

Ai në një intervistë për median austriake, TV Thek, tha se nuk ka shansa për Republikë Serbe në Kosovë.

closevolume_off
“Ata duhet të jetojnë në Kosovë, por nuk ka shanse për Republikë Serbe sikur në BeH, dhe ky është pikërisht qëllimi i Beogradit zyrtar”.

“Unë kam ofruar që të shkruaj një draft-statut për vetmenaxhimin e komunitetit serb, në përputhje me marrëveshjet e mëparshme, që duhet të respektojë Kushtetutën e Kosovës, vendimin e Gjykatës Kushtetuese, qëndrimin e BE’së që ky asociacion nuk duhet të ketë pushtet ekzekutiv, asnjë shtresë të tretë të pushtetit, dhe qëndrimin e SHBA’së. Presidenti i Serbisë tha se nuk ka interes për të, por dëshiron që mos ta njohë kurrë Kosovën por të marrë një “shtet brenda shtetit”, që të krijojë jofunksionalitet. Këto lloj kërkesash nuk mund t’i pranoj por gjithçka që është brenda Kushtetutës, jam i gatshëm të diskutoj”, u shpreh Kurti.

Asociacioni është kërkesa kryesore e Serbisë, por edhe ndërkombëtarët po e kërkojnë këtë.

Megjithatë, janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që për krijimin e Asociacionit kanë thënë se duhet të jetë në harmoni të plotë me Kushtetutën e Kosovës.

Në lidhje me këtë çështje, analisti politik, Gani Qarri thotë se, duke pasur parasysh vërejtjet e shprehura në mënyrë publike, veçanërisht për disa pika kritike të draft-asociacionit nga vet Drejtori i Programeve të Menaxhimit të Konflikteve dhe Politikës së Jashtme Amerikane në Shkollën Johns Hopkins të Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare, profesori i mirënjohur amerikan Daniel P. Serëer, i cili e ka analizuar në detaje dhe shprehur dyshime të thella për përmbajtjen e Draft-Statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, Qeveria dhe mbarë politika vendore, pozitë e opozitë, vërtetë duhet të mendojnë edhe një herë-tepër mirë, dhe të dalin me një vendim përfundimar-unik, para se të vendosin, se a guxon fare të formohet një asociacion i tillë në Kosovë.

“Një krijesë kaq të rrezikshme brenda territorit të vendit tonë, Kosova definitivisht duhet t’i thotë jo, dhe të ofrojë një Këshillë Nacional për pakicën serbe, njëjtë si në Kroaci, në mënyrë që për vetëm disa dhjetëra mijëra pjesëtarë të pakicës kaq problematike serbe, të mos vihet në rrezik e gjithë qëndrueshmëria e brendshme, e për rrjedhojë edhe vet vazhdimësia e shtetit të Kosovës. Vendimi për hedhjen poshtë të “asociacionit” duhet të bazohet, medoemos edhe në analizat brilante të profesorit Daniel Server, i cili ka pohuar publikisht se përmbajtja e draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është mjaft e ndërlikuar, pasi që kompetencat ekuzekutive fillojnë qysh te pjesa e draft statutit, për mbështetjen financiare, me të cilat asociacioni ka të drejtë, të financohet direkt prej Serbisë, pa kaluar fare përmes Qeverisë së Kosovës, pra fillimisht, kjo është vetëm një, nga dispozitat që parashohin “kompetenca ekzekutive” për këtë mekanizëm”, thotë Qarri për gazetën “Bota sot”.

Ai shprehet se, “Asociacioni”, me draft-statutin aktual, sipas analizave profesionale të bëra nga vet profesorit Daniel Server, posedon të drejtën, që i pavarur, nga Qeveria e Kosovës, të marrë vendime, miratojë rregullore, deklarata, udhëzime të vendos për hapësirat, lejet, ndërtimet etj, etj.

“Dhe sikur mos të mjaftonin të gjitha këto, Qeveria e Serbisë përmes këtij “Asociacioni” fiton të drejtën, të ofrojë jo vetëm shërbime shëndetësore, por të kryej edhe veprimtari arsimore, për serbët dhe serbisht-folësit, si goranët etj, brenda Kosovës. Këto pra, janë vetëm disa nga kompetencat, shumë të rrezikshme ekzekutive, të cilat cenojnë direkt dhe në format më të vrazhdëta sovranitetin e shtetit të Kosovës”, gjë që nuk duhet lejuar të ndodhë, në vendin tonë, për asnjë çmim!”, thotë ai.

Analisti pohon se, Kosova mund të ofrojë për pakicën serbe, një Këshill Nacional, sipas shembullit të Kroacisë, i pranuar edhe nga vet BE, SHBA dhe faktori ndërkombëtar.

Sipas tij, në Kroaci edhe pas lufte jetojnë 2-3 her më shumë serb se në Kosovë, akt i cili i ka hapur rrugën Kroacisë edhe për anëtarësim në BE, ndaj dhe nuk ka asnjë arsye që t’i refuzohet Kosovës, oferta e njëjtë, për një Këshill të tillë, kur Kosova as që është kund afër, madje as vend kandidatë për inkuadrim në BE.

“Përndryshe, me formimin e Asociacionit, pa kaluar shumë kohë, Kosova jo vetëm që do të tradhtohet nga ndërkombëtarët, siç jemi mësuar të tradhtohemi shumë herë, gjatë historisë sonë të dhimbshme, por do të rrëshqas edhe në tradhti kombëtare, e cila do të jetë e pakthyeshme dhe do të qojë përfundimisht në ndarjen e vendit tonë, ku natyrisht, rol në ndarjen e saj, do të luajnë edhe ndërkombëtarët, njëjtë si me 1913, kur u ndanë trojet shqiptare”, thotë ai.

“E nëse vërtet, përkundër të gjitha këtyre fakteve, ndodhë të vije deri te formimi i të ashtuquajturit “Asociacion”, sërish krejt barra, do të bie mbi Gjykatën Kushtetuese, e cila nëse ka kurajë, forcë morale dhe guxim profesional, që me rastin e dërgimit për verifikim dhe interpretim të Draft-Propozimit për Asociacionin, ta hedhë poshtë si krijesë dhe version, me argumente ligjore dhe kushtetuese, për ta shpëtuar Kosovën nga rreziku i shpërbërjes, i cili do ti vijë prej të ashtuquajturit “Asociacion”, nga ai moment, ky akt historik, do-dhe duhet t’i faturohet, përgjithmonë dhe përjetësisht Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, për mos lejimin e cenimit të sovranitetin dhe rrezikimit të integritetit territorial, që pas mese 25 viteve të çlirimit nga Serbia, mund të çonin në ndarjen dhe zhbërjen përfundimtare të shtetit të Kosovës!”, përfundon analisti politik, Gani Qarri.

lajmet e fundit

100 shishe shampanjë gjenden në rrënojat e anijes së shekullit të 19-të

Kur zhytësit në Detin Baltik panë për herë të parë rrënojat, menduan se ishte një varkë peshkimi. Por kur shkuan për të hetuar, gjetën...

Kthimi i trupit të Faton Hajrizit nga Serbia/ Koci:Isha në morg, prej orësh jam në stacion policor të Lloznicës

Avokati Arianit Koci ka udhëtuar drejt Serbisë në përpjekjen e tij për të gjetur dhe transferuar për në Kosovë trupin e Faton Hajrizit. Nga...

Toshkovski dhe Daçiq, vizitë në Tabanoc

Qytetarët presin radhën me vetura, ndërsa ministri vjen me helikopter. Kjo kontradiktë u pa sot në vendkalimin kufitar të Tabanocës ku Ministri i brendshëm...

Mickoski dush të ftohtë VLEN-it, për ndryshimet kushtetuese: Nuk pranoj ultimatume!

Edhe përkundër pretendimeve të koalicionit “VLEN” se mbeten në të ashtuquajturat afat gjashtëmujor për çështjen e ndryshimeve kushtetuese, kryeministri Hristijan Mickoski u përgjigj se...

Bullgaria nuk do të ketë kërkesa të reja – Mospajtime mes VLEN dhe VMRO-DPMNE për afatin për ndryshimet kushtetuese

Edhe përkundër pretendimeve të koalicionit “VLEN” se mbeten në të ashtuquajturat afat gjashtëmujor për çështjen e ndryshimeve kushtetuese, kryeministri Hristijan Mickoski u përgjigj se...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu