Taravari: Jo kryeministër “kukull”, kryeministër do të bëhem me parinë time

Kurrë nuk do të pranoja të jem kryeministër “kukëll” aq më pak i një partie tjetër. Kështu ka dklaruar lideri i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari.

I pari i ASH-së, tha se kur ti fitojë zgjedhjet me partinë e tij, do të bëhet kryeministër

“Kur ti fitojë partia ime zgjedhjet, atëherë mund të mendohem për kryeministër. Me propozim të një partie tjetër nuk do ta kisha pranuar asnjëher pozicionin e kryeministrit, një kryeministër kukull për 100 ditë, kurrë”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i ASH-së në “Tema e ditës” sonte në lajmet e televizionit Sitel.

Kreu i ASH-së e demantoi menjëherë informacionin i cili ditë më parë doli në media se ai ka pasur propozim nga Ali Ahmeti për kryeministër në 100 ditët e fundit të kësaj Qeverie.

Ndryshe, dy anketa e fundit e realizuar nga Institutit për Hulumtime Politike dhe Qeverisje të Mirë në Shkup dhe Europe Elect, tregojnë edhe një herë Aleanca për Shqiptarët (ASH), vazhdon të marr mbështetje të fuqishme te elektorati, duke iua afruar shumë pranë BDI-së, kurse kryetari i partisë Arben Taravari poashtu qendron shumë pranë me rejting atij të BDI-së, Ali Ahmeti.

Nëse analizojmë këto anketa, zgjedhjet e ardhshme parlametare te shqiptarët do të zhvillohen mes BDI-së dhe ASH-së (nëse kjo e fundit delë e vetme dhe pa lista me BDI-në), gjegjësisht për pozitën e parë dhe të dytë. Ndërsa, opozita shqiptare LD, AAA dhe BESA apo koalicioni “Lidhaj Evropiane për Ndryshim” nuk do përbëjnë ndonjë rrezik për dy partitë e para

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Sulm i rëndë në redaksinë e INFOMAX – thyen dyert, sulmon gazetarët dhe kërcënon: Kush jeni ju që të shani Kryeministrin Mickoski?

Në orët e vona të natës, gjatë transmetimit live të emisionit “Teski Muhabeti” në mediumin INFOMAX, ka ndodhur një incident i rëndë. Një person...

Bia – Dolces: A je për trileqe? (VIDEO)

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Bia i është drejtuar Dolces me një pyetje. “A je për trileqe?”- ka qenë pyetje e Bias, e cila...

Mickoski: Mexhiti mbështet protestën për UÇK-në për të mos humbur pikë politikë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot përsëriti se nuk do të përkrah protestën në Shkup, kundër gjykimit të liderëve të UÇK-së në...

Mickoski vendos të krijojë ‘Shtabin e Krizës’ për protestën e 13 dhjetorit: OVL UÇK po krijon tensione të panevojshme

Kryeministri Hristijan Mickoski ka njoftuar krijimin e një “shtabi krize” për protestën e 13 dhjetorit, gjë që sipas OVL-UÇK-së po krijon tensione të panevojshme. Në...

Tifo-grupi “Shvercerat” e Shkupit, mbështesin protestën kundër Gjykatës Speciale më 13 dhjetor

Tifo-grupi “Shvercerat” e Shkupit, kanë dalur në mbështetje të protestës kundër Gjykatës Speciale. Në njoftim thuhet se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu