Lidhja Evropiane kërkon që institucionet ta heqin kryqin në Kodrën e Diellit

Me vendosjen e kryqit në Kodrën e Diellit, krijohet përshtypja se dikush qëllimisht synon të krijojë incidente dhe të krijoj konflikt të ri mes qytetarëve. Kështu tha Bilall Kasami, nga koalicioni Lidhja Europiane për Ndryshim, duke kërkuar që të hiqet kryqi.

Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa

“I bëjmë thirrje Komisionit për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive Fetare, Kishës Ortodokse Maqedonase, Arqipeshkvisë së Ohrit, gjegjësisht Mitropolisë së Tetovës, që konform kompetencave të tyre të marrin masa e ta heqin vetë këtë kryq, e mos lejojnë që feja të shdërrohet në vegël për të krijuar tensione mes qytetarëve tanë. Njëkohësisht bëjmë thirrje Inspektoratit Shtetëror për Ndërtimtari dhe Urbanizëm, si organ me kompetenca të drejtëpërdrejta në këtë çështje, që të veprojë sa më shpejtë në përputhje me detyrat e saj”.

Përvoja të këtilla, shtoi ai kemi parë edhe në të kaluarën.

Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa

“Duke pasur një përvojë të tillë, ne e kemi parë këtë skenar në të kaluarën, si një parti maqedonase luan luanin, një parti shqiptare luan shqiponjën para zgjedhjeve dhe kur hyjnë në zgjedhje kthehen në një kotele dhe një harabel, prnadaj ju bëjmë thirrje për paqe, dashuri dhe respekt të ndërsjellë, i bëjmë thirrje Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopatës së Ohrit, që të mos lejojnë të bëhen viktima të politikave nacionaliste”.

Ky institucion thotë Kasami, është nën udhëheqjen e BDI-së dhe nëse nuk veprojnë do t’i konsiderojnë partner të heshtur me partitë maqedonase, më parë me VMRO-DPMNE-në, tash me LSDM-në. Kështu ata i bënë thirrje BDI-së dhe të gjithë partnerëve të tyre maqedonas, që të ndalojnë me keqpërdorimin e simboleve fetare për të përfituar pikë politike ditore dhe të dalin urgjentisht në opinion dhe të kërkojnë nga autoritetet e Kishës Ortodokse që të tërheqin kryqin.

Emine Ismaili /SHENJA/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Biznesmeni Arif Fazliu dhuron shtëpinë e tij në vlerë rreth gjysmë milioni euro për Bashkësinë Islame si vakëf

Biznesmeni Arif Fazliu nga Prizreni i është bashkuar radhës së vakëflënësve, duke dhuruar në emër të Allahut shtëpinë e tij si vakëf për Bashkësinë...

A do të ketë takim Mickoski-Ahmeti? Zgjedhja e Avokatit të Popullit varet nga shumica e Badenterit

Që nga korriku i vitit të kaluar, Maqedonia është pa Avokat të Popullit. Shumica e mundshme për zgjedhjen e të riut pritet të caktohet...

Një shtetas turk 22-vjeç i vrarë në Çarshinë e Shkupit! I dyshuari është në arrati dhe po kërkohet

Një shtetas turk 22-vjeçar është vrarë me thikë gjatë natës së Vitit të Ri para një objekti gastronomik në Çarshinë e Vjetër të Shkupit....

“Unë jam kryetar i Prishtinës” – Rama: Nuk e synoj drejtimin e LDK-së

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se është i befasuar nga rezultati i Lidhjes Demokratike të Kosovës gjatë zgjedhjeve të parakohshme të 28...

SHTRENJTOHET RRYMA NË MAQEDONINË E VERIUT: Ja sa do të paguajnë më shumë qytetarët nga sot!

Nga 1 janari 2026, faturat e energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut do të pësojnë rritje. Ndonëse kompanitë energjetike kërkuan rritje deri në 7.66%,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu