Angellov mohon që sulmuesit e 27 Prillit janë terroristë – Ziadin Sela u linçua dhe e lan për të vdekur në Kuvend

Drejtori i ri i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Stojançe Angellov, në konferencën e tij të parë për shtyp, ka folur jo vetëm për sfidat operative të institucionit që drejton, por edhe për një nga ngjarjet më të rënda politike në historinë e Maqedonisë së Veriut – sulmin ndaj Kuvendit më 27 prill 2017, i njohur si “E enjtja e përgjakshme”.

Në lidhje me gjendjen aktuale të DMSH, Angellov njoftoi se për momentin në vend nuk ka asnjë avion “air traktor” funksional, por u shpreh optimist se së shpejti tre avionët do të jenë gati për sezonin e zjarreve.

“Ka probleme të caktuara, por besoj se ato do të eliminohen shpejt dhe do të jenë në dispozicion për emergjencat që presim gjatë verës”, deklaroi ai.

Por vëmendjen më të madhe e mori deklarata e tij në lidhje me ngjarjet e 27 Prillit, ku dhjetëra persona sulmuan Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke hyrë me forcë, rrahur deputetë dhe duke tentuar të destabilizojnë vendin pas zgjedhjes së Talat Xhaferit si kryetar Kuvendi.

Një nga viktimat më të rënda të dhunës së asaj nate ishte Ziadin Sela, i cili u linçua brutalisht nga turma e dhunshme, u tërhoq zvarrë dhe u la në gjendje të rëndë, fillimisht i menduar si i vdekur.

Megjithatë, Angellov, i cili tani drejton një institucion të rëndësishëm në kuadër të qeverisë VMRO-VLEN, shprehu publikisht qëndrimin se ata që kryen këtë akt nuk duhet të konsiderohen terroristë.

“Unë isha i pari që kërkova amnisti për ata që u dënuan për hyrjen në Kuvend. Ndoshta e kishin gabim, por larg terrorizmit”, deklaroi Angellov.

Kjo deklaratë ka ngjallur reagime të forta në opinion, sidomos duke marrë parasysh brutalitetin e sulmit dhe faktin që rrahja pothuajse fatale e Ziadin Selës ndodhi në ambientet e Kuvendit – simbol i demokracisë dhe përfaqësimit qytetar.

Kujtojmë se për ngjarjet e 27 Prillit, disa pjesëmarrës u dënuan për akt terrorist, ndërsa më pas një pjesë e tyre u amnistuan. Angellov ka qenë ndër figurat që në vazhdimësi ka kundërshtuar kualifikimin ligjor të terrorizmit për këtë rast.

Reagimet ndaj kësaj deklarate pritet të jenë të forta, veçanërisht nga opinion publik dhe përfaqësues politik shqiptarë, për të cilët 27 Prilli përfaqëson një nga sulmet më të rënda ndaj përfaqësuesve të zgjedhur dhe vetë parimeve të shtetit demokratik.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Boban Stefkovski, Orce Georgievski dhe Zlatko Perinski – kandidatët e VMRO-DPMNE-së për Shkupin

Pas shpalljes zyrtare të kandidatëve për kryetarë komunash nga VMRO-DPMNE, gara për të parin e Qytetit të Shkupit po merr formë. Në mesin e...

ASH: CEMV ‘Drini i Zi’ – Strugë: Një tjetër bastion i deshqiptarizimit institucional në zemër të një komune shqiptare!

Aleanca për Shqiptarët – Strugë reagon ashpër ndaj politikave të diskriminimit sistematik dhe përjashtimit të qytetarëve shqiptarë dhe të komuniteteve të tjera jomaqedonase në...

Ziadin Sela për Taravarin: Pyeteni Taravarin nëse është i gatshëm të jetë pjesë e Frontit – pastaj do ta merrni përgjigjen. Ai ka simbolikën...

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka komentuar mundësinë e bashkëngjitjes së Arben Taravarit në koalicionin Fronti Evropian, duke e cilësuar këtë temë...

Jakupi: Aleanca për Shqiptarët nuk është një parti e trashëguar – është një parti e ndërtuar me përkushtim dhe sakrificë nga Ziadin Sela

Nënrkyetari i ASH-Sela, Berat Jakupi përmes një postimi ka theksuas se Aleanca për Shqiptarët nuk është një parti e trashëguar – është një parti...

Ziadin Sela: Apeloj te MPB-ja të ndalojë presionin në Nerovë – keni me çfarë të merreni, po mbijnë objekte ilegale në mes të Shkupit...

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së autoriteteve të rendit në lidhje me rastin e banorëve të fshatit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu