Angellov mohon që sulmuesit e 27 Prillit janë terroristë – Ziadin Sela u linçua dhe e lan për të vdekur në Kuvend

Drejtori i ri i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Stojançe Angellov, në konferencën e tij të parë për shtyp, ka folur jo vetëm për sfidat operative të institucionit që drejton, por edhe për një nga ngjarjet më të rënda politike në historinë e Maqedonisë së Veriut – sulmin ndaj Kuvendit më 27 prill 2017, i njohur si “E enjtja e përgjakshme”.

Në lidhje me gjendjen aktuale të DMSH, Angellov njoftoi se për momentin në vend nuk ka asnjë avion “air traktor” funksional, por u shpreh optimist se së shpejti tre avionët do të jenë gati për sezonin e zjarreve.

“Ka probleme të caktuara, por besoj se ato do të eliminohen shpejt dhe do të jenë në dispozicion për emergjencat që presim gjatë verës”, deklaroi ai.

Por vëmendjen më të madhe e mori deklarata e tij në lidhje me ngjarjet e 27 Prillit, ku dhjetëra persona sulmuan Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke hyrë me forcë, rrahur deputetë dhe duke tentuar të destabilizojnë vendin pas zgjedhjes së Talat Xhaferit si kryetar Kuvendi.

Një nga viktimat më të rënda të dhunës së asaj nate ishte Ziadin Sela, i cili u linçua brutalisht nga turma e dhunshme, u tërhoq zvarrë dhe u la në gjendje të rëndë, fillimisht i menduar si i vdekur.

Megjithatë, Angellov, i cili tani drejton një institucion të rëndësishëm në kuadër të qeverisë VMRO-VLEN, shprehu publikisht qëndrimin se ata që kryen këtë akt nuk duhet të konsiderohen terroristë.

“Unë isha i pari që kërkova amnisti për ata që u dënuan për hyrjen në Kuvend. Ndoshta e kishin gabim, por larg terrorizmit”, deklaroi Angellov.

Kjo deklaratë ka ngjallur reagime të forta në opinion, sidomos duke marrë parasysh brutalitetin e sulmit dhe faktin që rrahja pothuajse fatale e Ziadin Selës ndodhi në ambientet e Kuvendit – simbol i demokracisë dhe përfaqësimit qytetar.

Kujtojmë se për ngjarjet e 27 Prillit, disa pjesëmarrës u dënuan për akt terrorist, ndërsa më pas një pjesë e tyre u amnistuan. Angellov ka qenë ndër figurat që në vazhdimësi ka kundërshtuar kualifikimin ligjor të terrorizmit për këtë rast.

Reagimet ndaj kësaj deklarate pritet të jenë të forta, veçanërisht nga opinion publik dhe përfaqësues politik shqiptarë, për të cilët 27 Prilli përfaqëson një nga sulmet më të rënda ndaj përfaqësuesve të zgjedhur dhe vetë parimeve të shtetit demokratik.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

14 aeroplanë mallrash nga SHBA-ja dhe Gjermania mbërrijnë në Izrael me pajisje ushtarake

Katërmbëdhjetë aeroplanë ushtarakë mallrash nga SHBA-ja dhe Gjermania, të ngarkuar me pajisje dhe furnizime për të mbështetur ushtrinë, kanë mbërritur në Izrael mes konfliktit...

Eksluzive: BDI arrin marrëveshje me dy krahët e ASh-së, nga 3 komuna për Selën dhe Taravarin

Pas një takimi të zhvilluar ndërmjet kreut të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, dhe dy grupimeve të ndara të Aleancës për Shqiptarët,...

Skender Rexhepi-Zejd: Fronti për Europë do të jetë fitues apsolut i të gjitha komunave

Kryetari i partitë Populli, Skender Rexhepi ka theksuar se Fronti për Europë në zgjedhjet e Tetorit do të jetë fitues apsolut i zgjedhjeve pasi...

Ferid Veseli, ndër të parët në Maqedoninë e Veriut me licencë UEFA si trajner kondicional

Pas përfundimit me sukses të një programi gjashtëmujor trajnimi në Shqipëri, Ferid Veseli nga Shkupi ka marrë zyrtarisht licencën e UEFA-s si trajner kondicional....

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu