Arifi shpërfill Pecin: Gara në Mitrovicë është përballje mes Tahirit dhe shtetit

Opinionisti, Avni Arifi ka deklaruar se Arian Tahiri është fitues jo vetëm në Mitrovicë, por në të gjithë Kosovën.

Sipas tij, Tahiri nuk po garon vetëm me rivalin e tij politik, Faton Pecin, por me tërë strukturën e pushtetit aktual, transmeton Klankosova.tv.

“Kosova ka një lider pa vizion për shtet. Merret me një komunë. Arian Tahiri është fitues i garës për zgjedhjet lokale, ai ka fituar në krejt Kosovën, pa marrë parasysh rezultatin. Ai është duke luftuar me shtetin, krejt shteti është duke u munduar ta mundin. Nuk është në garë me Faton Pecin, është me Albin Kurtin, me krejt deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, me mekanizmat e shtetit që nuk do të duhej të merren me këto tema, mekanizma të sigurisë që nuk do të ishte dashur të merren me këto tema, sepse Arian Tahiri është qytetar i këtij vendi. A fiton Faton Peci apo Arian Tahiri, qytetarët e Mitrovicës duhet me vendosë. Jo me këto propaganda të ndyra”, u shpreh Arifi në “Edicionin Special” të Klan Kosovës.

Sipas Arifit, Tahiri ka treguar përgatitje dhe qartësi në çdo paraqitje publike, siç thotë ai, duke iu dhënë shembull të gjitha komunave se si duhet përgatitur një kandidat për të parin e qytetit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lirim Memetaj: Më ka rënë në dorë telefoni i një zyrtari të lartë të Vetëvendosjes… Allahu na ruajt

Analisti dhe gazetari Lirim Memetaj ka ngritur sot dyshime për zhvillime të reja skandaloze brenda Lëvizjes Vetëvendosje, pas një deklarate enigmatike të publikuar në...

Afrim Gashi mungon në protestën “Unë jam UÇK”, pavarësisht paralajmërimit se do të marrë pjesë

Pavarësisht paralajmërimeve dhe pritshmërive se kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, do të merrte pjesë në protestën për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së dhe për...

Angelov me provokim para protestës: UÇK-ja të trajtohet si organizatë kriminale dhe të dënohet për krimet, protesta nuk do ta lëkundë Gjykatën në Hagë

Pak orë para fillimit të protestës në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Stojançe Angelov, ish-pjesëtar i njësive speciale maqedonase gjatë konfliktit të...

Protesta që bashkon! Limaj, Gucati, Ahmeti dhe vëllai i ish-presidentit Thaçi në Shkup

Një protestë madhështore u mbajt sot në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Gjykatën Speciale. Qindra qytetarë nga të...

Me dorë në bel Shyhrete Behluli pozon si fotomodele

Shyhrete Behluli ne projektet e reja po shkëlqen me paraqitjen. Ajo me një fustan të kaftë, ndau disa fotografi ku u pëlqyen shumë, shkruan Kosovarja. Dorën...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu