Thellohet krisja Rusi-Serbi, Moska: Vuçiç ndryshe flet me ne, ndryshe me Perëndimin!

Rusia e shfaqi hapur pakënaqësinë e saj me qëndrimin e presidentit serb Aleksandar Vucic, të gjendur në një udhëkryq mes saj dhe Perëndimit.

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zaharova, i komentoi me tone sarkastike deklaratat e fundit të Vucicti , lidhur me shitjen e municioneve Bashkimit Evropian.

Ai së fundmi ka pohuar se Serbia është e detyruar të vazhdojë tregtinë e armëve me vendet e BE-se, madje edhe nëse mallrat e shitura përfundojnë në Ukrainë. Zakharova kujtoi se Moska pret që Beogradi t’i përmbahet premtimeve të veta dhe të mos dërgojë armë në Ukrainë.

“Lideri serb jep disa deklarata të caktuara kur është në Moskë, e krejt të tjera kur ndodhet në pjesë të tjera të rajonit, gjë që krijon përshtypjen se në Serbi ndoshta ekziston edhe një president tjetër Vuçic. Shumë herë, përfshirë edhe në nivelet më të larta, kemi marrë nga udhëheqja e Serbisë deklarata se eksporti i municioneve me origjinë serbe është nën kontroll të rreptë dhe se këto municione nuk do t`i dërgohen Ukrainës, në mënyrë që Kievi të mos mund t`i përdorë kundër ushtarëve tanë”-u shpreh Maria Zakharova, zëdhënëse e ministrisë së jashtme ruse

Njëkohësisht, Zaharova kujtoi se “ushtarët rusë shumë herë i kanë ardhur në ndihmë të popullit vëllazëror serb”. “Refuzoj madje edhe të diskutoj jo vetëm për mundësinë, por edhe për vetë temën që ushtarët rusë – të cilët historikisht kanë dhënë zemrën e tyre në çdo kuptim të fjalës, duke dhënë jetën ose duke shprehur dashuri dhe besnikëri ndaj vëllezërve serbë – mund të goditen apo vriten nga armë, municione ose granata serbe”, deklaroi ai.

Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme të Rusisë (SVR) kishte njoftuar më herët se Beogradi po furnizon Kievin me municion, pavarësisht neutralitetit të shpallur. Pas kësaj, Vuçic premtoi se kontratat do të anulohen nëse autoritetet serbe kanë ndonjë dyshim mbi dokumentacionin ose përdoruesin përfundimtar të produkteve.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zëri i Masakrës së Reçakut: William Walker nderon 45 shqiptarët e vrarë

Sot shënohet 27-vjetori i Masakrës së Reçakut, një nga krimet më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë, ku 45 civilë shqiptarë mbetën...

ASH Ziadin Sela: Kur vasali, Taravari akuzon për veprimet që i bën vetë

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Arben Taravarit, duke e akuzuar atë për hipokrizi politike dhe qëndrime kontradiktore. Sipas ASH-së, Taravari,...

Së shpejti takimi kokë më kokë Ahmeti- Mickoski, çfarë po sinjalizohet?

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka bërë të ditur se do të zhvillojë një takim tet-a-tet me kryeministrin dhe liderin...

Irani konfiskon një ngarkesë të madhe të pajisjeve Starlink (VIDEO)

Autoritetet iraniane kanë njoftuar konfiskimin e një ngarkese të madhe të pajisjeve të internetit satelitor Starlink, sipas mediave shtetërore të vendit. Pamjet e publikuara...

Ambasadorët e BE-së takojnë Kurtin: Pa dialog me Serbinë nuk ka përparim në integrimin evropian

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka bërë të ditur se së bashku me ambasadorët e BE-së dhe shefat e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu