Kërcënohet me jetë Danella Arsovska

Kryetarja e Bashkisë së Shkupit, Danela Arsovska, njoftoi se kishte marrë kërcënime kundër jetës së saj dhe sigurisë së familjes së saj nga një person dhe bashkëpunëtorët e tij.

Ajo njoftoi se do të ngrejë kallëzime penale kundër tyre dhe se do ta paraqesë raportin në institucionet kompetente, përfshirë Ministrinë e Brendshme.

Arsovska tha se askush nuk ka frikë nga kërcënimet, por u bëri thirrje institucioneve të reagojnë urgjentisht, duke theksuar se mosveprimi krijon një ndjenjë të paprekshmërisë para ligjit.

Ndërkohë, kryetarja bashkisë akuzoi një kompani për shfrytëzim të paligjshëm të shtratit të lumit Vardar në komunën e Aerodromit, pa asnjë leje, licencë dhe raport, gjë që përbën një kërcënim serioz për natyrën dhe shëndetin e qytetarëve.

Ministria e Brendshme dhe ajo e Mjedisit janë njoftuar gjithashtu për rastin.

“I nderuar Ministër Toshkoski, konsiderojeni këtë edhe si një ankesë kundër personit Qamil Osmanoviç dhe bashkëpunëtorëve të tij të cilët bënë kërcënime për jetën time dhe jetën e familjes sime para dëshmitarëve, për të cilat do të paraqes zyrtarisht një ankesë tek ju”, tha Arsovska.

Kryetarja e bashkisë e përshkroi situatën në terren si “pylli tropikal i Amazonës, por në Shkup” dhe u bëri thirrje institucioneve të veprojnë menjëherë për të parandaluar ndotjen dhe për të mbrojtur mjedisin dhe sigurinë e qytetarëve.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Osmani: flet për humbjen, heshtjen dhe rikthimin me më shumë qetësi, përvojë dhe bindje

Pas një periudhe heshtjeje pas zgjedhjeve në Çair, Bujar Osmani është rikthyer me një shkrim të gjatë reflektues, ku flet për humbjen, politikën dhe...

Gjykata turke lëshon urdhër arresti për Netanyahun për gjenocid në Gaza

Zyra e Prokurorit Publik të Stambollit ka lëshuar urdhër-arreste për 37 zyrtarë izraelitë, përfshirë kryeministrin Netanyahu, ministrin e Mbrojtjes Israel Katz dhe ministrin e...

Rusia “i tërheq veshin” Vuçiç: Kujdes me shitjen e armëve!

Rusia i kërkon sqarime Beogradit. Kjo pas deklaratave të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, për mundësinë e shitjes së municionit Bashkimit Evropian, pas shqetësimeve në...

Ushtria serbe ndëshkon oficerët që “pëlqejnë” protestat kundër regjimit serb

Në Serbi po shpërthen një skandal në radhët e ushtrisë. Agjencia e Sigurisë Ushtarake – VBA, e cila zyrtarisht duhet të merret me çështje...

Barazia gjinore! Iris Luarasi: Shtetet që kanë vetëm 2 gjini, NUK janë SHEMBUJ për t’u ndjekur!

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka dalë sot me një deklaratë për mediat, duke sqaruar ligjin për barazinë gjinore të miratuar dje me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu