“Rasti i Kumanovës”, në pritje të vendimit nga Strasburgu (VIDEO)

Pas aktgjykimit fillestar më 2017, edhe instancat tjera të drejtësisë në Shkup, Apeli dhe Supremja kanë hedhur poshtë mundësinë e një rigjykimi për të dënuarit për rastin e Kumanovës.

Për një dekadë, zëri është ngritur në shumë qarke për një gjyq ndërkombëtar, por ka mbetur veç si një jehonë. Pavarësisht kësaj, mbrojtja ka pasur kërkesë një hetim ndërkombëtar, për të zbardhur gjithë të vërtetën.

Avokati i 12 të akuzuarve, Naser Raufi, ka treguar se kanë dorëzuar ankesë në Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

“Presim vendimin e Strasburgut dhe mendoj se mund të ketë, janë shanset e mëdha për rigjykim të rastit duke ditë se asnjë provë s’është pranuar”, ka thënë Raufi.

Avokati nga Kosova, Ardian Bajraktari, ka thënë për MAT se në raste të tilla si i Grupit të Kumanovës, armik është koha.

“Provat mund të zbehen, të shkatërrohen dhe dëshmitarët vdesin e harrohen e të gjitha këto mund të kenë ndikim në një proces të mirëfilltë për të hedhur dritë për çfarëdo pretendimi”, ka vazhduar Bajraktari.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Irani paralajmëron: “Sonte do të ndodhë një surprizë e madhe. Bota do ta kujtojë për shekuj”, tensionet arrijnë kulmin

Televizioni shtetëror iranian ka lëshuar një paralajmërim të fortë: “Sonte do të ndodhë një surprizë e madhe – një që bota do ta kujtojë...

Stoilkoviç serbizon ministrinë që drejton, “masakron” projektet shqiptare

Portali Top24 gjatë ditës së djeshme kishte raportuar se po gjurmon në një skandal të radhës ku shqiptarët janë fshirë si me gomë në...

Vuçiç kërcënon hapur Kosovën: Serbia do të fitojë në fund

Presidenti Aleksandër Vuçiç ka kërcënuar hapur Kosovën. Gjatë një interviste në RTS, Vuçiç u shpreh se, gjërat po ndryshojnë në botë dhe se Serbia...

Izraeli: Irani ka lëshuar më shumë se 400 raketa

Që kur Izraeli nisi sulmet ajrore ndaj Iranit të premten e kaluar, Irani ka lëshuar më shumë se 400 raketa dhe qindra dronë drejt...

Maqedonia2025 shpall konkurs për bursa për nxënës të shkollave të mesme

Fondacioni MK2025 ka shpallur thirrjen për aplikime për bursa në kuadër të Fondit për mbështetjen e gjimnazistëve të talentuar “Talentët Sot – Liderë Nesër”...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu