“Faqja e KQZ u sulmua”, Besnik Bislimi pranon dështimin me procesin zgjedhor

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka deklaruar se gjatë zgjedhjeve ka pasur kërcënim të drejtëpërdrejtë të sigurisë. Ai ka komentuar lidhur me sulmet në faqen e internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve para takimit në Varshavë, në nivel të ministrave për çështje evropiane, organizuar nga Presidenca e Polonisë e Këshillit të BE-së.

“Ne patëm zgjedhjet javën e kaluar dhe përjetuam drejtpërdrejt këtë formë të kërcënimeve të sigurisë për sa i përket sulmeve në faqen e internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve por edhe në frekuencë shumë të sofistikuar të dhe intensive të shpërndarjes dhe prodhimit të informacioneve të rreme shumë të sofistikuar për sa i përket çështjeve dhe kohës së përzgjedhur”.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, po qëndron në Varshavës, në kuadër të “Takimeve Informale të Ministrave për Çështje të Bashkimit Evropian”.

Gjatë zhvillimit ditor të organizuar nga Presidenca polake e Këshillit të BE-së, zëvendëskryeministri Bislimi do të ketë edhe një sërë takimesh bilaterale me shtete aleate, mike e partnere./abcnews.al

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

Davutoğlu paralajmëron: “Njohja e Somalilandit nga Izraeli është pjesë e një strategjie për të rrethuar Turqinë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite”

Ish-kryeministri turk Ahmet Davutoğlu ka reaguar ashpër ndaj njoftimeve për mundësinë e njohjes së Somalilandit nga Izraeli, duke e cilësuar këtë si një lëvizje...

Adnan Azizi: Un jam garanca për Gostivarin, zgjidhni Nevzat Bejtën

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat...

“Me i thanë sot jo Albin Kurtit është njejtë si me i thane JO Millosheviçit ne 98-tën”, deklarata e ashpër e Shalës

Një deklaratë e analistit politik Azdren Shala, e bërë publike sot dhe që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Kosovë, ka ngjallur reagime...

Ish-krerët e UÇK-së votuan nga Haga për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ish-krerët e UÇK-së, tashmë kanë votuar për zgjedhjet e parakohshme të së nesërmes. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ky i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu