Maqedonia e Veriut nuk pati kapacitet të korrë ndonjë sukses në Forumin Ekonomik Botëror

Maqedonia e Veriut nuk ka prezantuar në Forumin Ekonomik Botëror të sivjetshëm në temën “Bashkëpunimi për një Epokë Inteligjente” dhe që u mbajt nga 2–24 janar në Davos. Pjesëmarrja e fundit e një delegacioni qeveritar nga Maqedonia e Veriut ka qenë para 6 viteve, i kryesuar atëherë nga ish kryeministri Zoran Zaev, ndërkaq vitin e kaluar (2024), në nivel kryetarë shtetesh u përfaqësua nga ish presidenti Stevo Pendarovski, shkruan Portalb.mk.

Qeveria aktuale nuk e ka parë të arsyeshme prezencën e as tregun e përshtatshëm në këtë Forum. Nga aty, nuk morëm përgjigje edhe pas insistimit tonë që të njoftohemi nëse ka pasur ftesë për krerët e institucioneve për të qenë pjesë e ndonjërit prej sesioneve të Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

Ndryshe nga Maqedonia e Veriut, krerët e rajonit respektivisht të Ballkanit Perëndimor, kanë marrë pjesë me delegacione të mëdha dhe kanë prezantuar në panele të ndryshme.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mori pjesë në sesionin dedikuar zhvillimit të turizmit me temë: “Mënyra se si do të udhëtojmë”.

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiç prezantoi në sesionin me temë: “Rasti i biznesit për zgjerimin e BE-së“.

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjithashtu ishte i pranishëm në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Opinionistët: Nuk kemi kapacitet
Njohësit e rrethanave ekonomike dhe politike në vend, thonë se Maqedonia e Veriut realisht nuk ka kapacitet të performojë në kështu samitesh, prandaj nuk është e pranishme viteve të fundit. Për ekspertët ekonomikë, politikanët në Maqedoninë e Veriut janë të interesuar të ndërtojnë egon personale, por jo edhe institucionet e qëndrueshme.

“Nga Maqedonia e Veriut për vite nuk merret pjesë atje me bindje se ne nuk kemi as resurse, madje as kapacite të ndeshemi me tezat e shtruara, e le më të bisedojmë për implementimin e tyre. Po ashtu, sikur këtu te ne është mbjellë bindja se atje bëhen vetëm harxhime të kota, që është gabim. Kemi parasysh se edhe Tramp përmes videobim iu drejtua Forumit për shumë tema”, deklaroi profesori universitar Mersel Bilalli.

Ekonomisti dhe njohësi i rrethanave politike Visar Ademi është i bindur se në RMV të gjithë politikanët kanë vetëm agjenda personale.

“Këtu rrallë mund të gjesh person, i cili punon për ndërtimin e institucioneve. Më tepër ndërtojnë PR, bëjnë programe për ta ndërtuar e zhvilluar partinë e pastaj ngapak për egon personale ose lidershipin personal, brenda partisë. Dhe, e dyta, edhe kjo qeveri më tepër do të fokusohet në politikën e Jashtme dhe ekonomia nuk do të jetë prioritet. Çështja me Bullgarinë do të jetë goxha e madhe për të zhvilluar diçka brenda. Prandaj, derisa do të zgjidhet kjo çështje, vështirë se mund të shohim ekonomi të zhvilluar, arsim të zhvilluar e ambient të pastër. E gjitha resurset do të fokusohen në zgjidhjen e problemit me Bullgarinë”, tha për Portalb.mk Ademi.

Ndryshe, në takimin e 55-të vjetor të Forumit Ekonomik Botëror, që bëri bashkë rreth 3000 liderë, nga mbi 130 vende, mes të cilëve, 350 liderë qeveritarë, duke përfshirë 60 kryetarë shtetesh dhe qeverish për të adresuar sfidat kryesore globale dhe rajonale, fokusi ka qenë në pesë fusha tematike thelbësore, të ndërlidhura, secila prej të cilave është çelësi për një të ardhme të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe të begatë. Njësia tematike “Riimagjinimi i Rritjes” ka diskutuar mundësitë të reja për rritje ekonomike, duke përfshirë inovacionin e drejtuar nga teknologjia. “Industritë në Epokën Inteligjente” është tema që ka trajtuar se si bizneset mund të lundrojnë në ndryshimin teknologjik dhe dinamikat e reja të industrisë.

Sesioni “Investimi në njerëz” trajtoi nevojën për zhvillimin e fuqisë punëtore, rikualifikimin dhe krijimin e vendeve të punës në sektorët në zhvillim. “Ruajtja e Planetit” u fokusua në rritjen e zgjidhjeve të bazuara në klimën dhe natyrën dhe avancimin e përpjekjeve për dekarbonizimin. Blloku i quajtur “Rindërtimi i besimit” ka punuar për të nxitur bashkëpunimin global dhe qëndrueshmërinë në një botë gjithnjë e më të ndarë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pritje madhështore për Edi Ramën në Çarshinë e Vjetër të Shkupit – Rama: 🦅 “Te Çarshia e Vjetër e Shkupit” ❤️🇦🇱

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë qëndrimit të tij në Shkup për Samitin e Ballkanit Perëndimor, ka vizituar Çarshinë e Vjetër, një nga zonat...

Kos në Shkup paralajmëron heqjen e plotë të roamingut për vendet e Ballkanit Perëndimor

Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos në konferencën për shtyp me kryeministrin Hristijan Mickoski, pas takimit me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në...

Temperaturat e larta në Europë, The Guardian: I nxehti “djeg” Francën, alarm i kuq për Parisin

Kryeministri francez François Bayrou, i cili mori pjesë në një takim qeveritar për krizën mbi të nxehtin që ka pushtuar Francën dhe Europën, u...

Rritet në 56.647 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Është rritur në 56.647 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, transmeton...

Djali i Netanyahut pretendon se u largua nga Izraeli pas “kërcënimeve me vdekje” nga opozita

KUDS (AA) - Djali i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, Yair Netanyahu pretendon se është larguar nga vendi dhe është zhvendosur në SHBA për shkak...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu