Nga 20 minuta për krerët e UÇK-së në fjalët përfundimtare – Haga mbyll provat dhe dëshmitarët

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi do të kenë mundësinë të ngrihen në këmbë edhe një herë në sallën e gjyqit në Gjykatën Speciale për të thënë fjalët e tyre përfundimtare.

Trupi Gjykues në rastin kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare ka vendosur afatet për fjalët përfundimtare që do të mbahen në shkurt – dhe kështu mbylljen e çështjes dhe hapjen e rrugës për marrjen e vendimit.

Krerët e UÇK-së, Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi, kanë në dispozicion nga 20 minuta secili, nëse dëshirojnë. Madje, Paneli ka njoftuar se në fjalët e tyre nuk do të lejohen komente politike.

“Trupi Gjykues gjithashtu urdhëron që të Akuzuarit, nëse dëshirojnë të flasin, të jenë fizikisht të pranishëm në sallën e gjyqit, në selinë e Dhomave të Specializuara, të mërkurën, më 18 shkurt 2026. Mbrojtja udhëzohet ta njoftojë Trupin Gjykues deri të premten, më 6 shkurt 2026, nëse të Akuzuarit dëshirojnë të flasin dhe, nëse po, të konfirmojë se ata do të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit, siç është urdhëruar. Trupi Gjykues rikujton se deklaratat politike ose vërejtjet fyese ndaj Palëve, pjesëmarrësve, dëshmitarëve apo viktimave nuk do të lejohen dhe nuk do të tolerohen”, ka shkruar paneli në vendim.

Me këtë vendim, Paneli gjithashtu ka mbyllur afatet për prova dhe dëshmitarë dhe, si rrjedhojë, palët më nuk do të mund të fusin prova të reja apo dëshmitarë.

Kjo është agjenda e paraparë nga Paneli për fjalët përfundimtare të palëve:

ZPS (Zyra e Prokurorit të Specializuar): 8 orë;
Përfaqësuesi i Viktimave: 3 orë; dhe
Mbrojtja: 4.5 orë për secilin ekip mbrojtës.

E hënë, 9 shkurt 2026:
– Deklarata përmbyllëse e ZPS-së (5 orë e 30 minuta).

E martë, 10 shkurt 2026:
i. Vazhdimi i deklaratës përmbyllëse të ZPS-së (2 orë e 30 minuta);
ii. Deklarata përmbyllëse e Përfaqësuesit të Viktimave (3 orë).

E mërkurë, 11 shkurt 2026:
i. Deklarata përmbyllëse e Mbrojtjes së Thaçit (4 orë e 30 minuta);
ii. Deklarata përmbyllëse e Mbrojtjes së Veselit (1 orë).

E enjte, 12 shkurt 2026:
i. Vazhdimi i deklaratës përmbyllëse të Mbrojtjes së Veselit (3 orë e 30 minuta);
ii. Deklarata përmbyllëse e Mbrojtjes së Selimit (2 orë).

E premte, 13 shkurt 2026:
i. Vazhdimi i deklaratës përmbyllëse të Mbrojtjes së Selimit (2 orë e 30 minuta);
ii. Deklarata përmbyllëse e Mbrojtjes së Krasniqit (3 orë).

E hënë, 16 shkurt 2026:
i. Vazhdimi i deklaratës përmbyllëse të Mbrojtjes së Krasniqit (1 orë e 30 minuta);
ii. Pyetje nga Trupi Gjykues, nëse ka (2 orë).

E mërkurë, 18 shkurt 2026:

i. Përgjigjet e ZPS-së (2.5 orë);
ii. Komentet e Mbrojtjes së Thaçit ndaj përgjigjeve të ZPS-së (30 minuta);
iii. Komentet e Mbrojtjes së Veselit ndaj përgjigjeve të ZPS-së (30 minuta);
iv. Komentet e Mbrojtjes së Selimit ndaj përgjigjeve të ZPS-së (30 minuta);
v. Komentet e Mbrojtjes së Krasniqit ndaj përgjigjeve të ZPS-së (30 minuta);
vi. Deklarata e z. Thaçi, nëse ka (20 minuta);
vii. Deklarata e z. Veseli, nëse ka (20 minuta);
viii. Deklarata e z. Selimi, nëse ka (20 minuta);
ix. Deklarata e z. Krasniqi, nëse ka (20 minuta); dhe
x. Mbyllja e çështjes, në përputhje me Rregullën 136.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Trump: Macron dhe Starmer trimërohen pak kur nuk jam unë pranë tyre

Presidenti amerikan, Donald Trump komentoi marrëdhëniet me homologun francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrin britanik, Keir Starmer, duke thënë se ata priren të jenë “pak...

Shefi i NATO-s në Davos: Çështja kryesore nuk është Grenlanda, por Ukraina

Çështja kryesore nuk është Grenlanda tani, çështja kryesore është Ukraina. Kështu tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte në Davos. Duke folur në një panel...

Reagon familja e Brikenës pas deklaratave të Mateos për raportin e tyre dhe puthjet e pretenduara

Mateo Borri ka dhënë disa detaje shtesë në lidhje me njohjen me Brikena Selmanin. Ai ka përmendur edhe disa arsye që çuan në prishjen e...

“Ta fik cigaren në ballë”- debat i ashpër mes Kristit dhe banorit të ri në Big Brother

Një debat i ashpër ka ndodhur në Big Brother VIP Albania 5 mes Kristit dhe Rogertit. Rogerti, banori më i ri i shtëpisë më të...

Kurti takohet me Kos: Kosova dëshmoi progres, meriton statusin e vendit kandidat

Në margjina të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka zhvilluar takim meKomisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu