Epidemia e gripit përhapet me shpejtësi, por piku ende nuk ka mbërritur

Shqipëria është e mbërthyer nga epidemia e gripit e cila po shkakton pasoja të shumta shëndetësore. Shifrat nga 14 qendrat shëndetësore në vend tregojnë se numri i të prekurve me infeksione respiratore të sipërme dhe të poshtme është afro 21 mijë.

Mjeku kardiolog thotë se bashkëqarkullimi i virozave dhe gripit ka rritur rastet me probleme kardiake pas kalimit të gjëndjes virale. Shumica e rasteve janë me diagnozën e miokardit.

“Paraqitet situata e rënduar si nga ana pulmonare edhe nga ajo kardiake. Kemi pasur të sëmurë kardiakë të dekompesuar si rrjedhojë e këtyre gjendjeve virale. Dhe si rrjedhojë e një viroze që kalojnë dekompesohen. Mbajtje fryme, dobësi trupore dhe aritmi malinj që janë manifestuar në terren të miokardit”, shprehet mjeku kardiolog.

Mjeku thotë se përveç të sëmurëve kronikë, problemet kardiake si pasojë e virozës po vihen re edhe tek pjesa tjetër epopullatës.

“Kemi raste të reja të cilat prezantohen për herë të parë, me sëmundje kardivaskulare të komplikuar nga infeksionet virale, por kemi edhe raste të cilat vijnë të mbivendosura nga sëmundje kronike. Kemi parë edhe komplikacione të sipërme të zemrës, fibracion arterial dhe është konstatuar në fazën e temperatures”, tha mjeku Gishto.

Mjekët bëjnë apel që të mos neglizhohet asnjë shenjë klinike.

“Shqetësimi duhet të fillojë nëse temperatura shkon mbi 3 ditë, nëse ka mbajtje fryme, nëse ndjen debulesë, dhimbje kraharori apo tendencë të çrregullimit të ritmit”, thotë ndër të tjera mjeku.

Sipas specialistëve të shëndetit publik, fillimi i muajit Shkurt pritet të arrijë edhe pikun e rasteve me infeksione respiratore.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

14 aeroplanë mallrash nga SHBA-ja dhe Gjermania mbërrijnë në Izrael me pajisje ushtarake

Katërmbëdhjetë aeroplanë ushtarakë mallrash nga SHBA-ja dhe Gjermania, të ngarkuar me pajisje dhe furnizime për të mbështetur ushtrinë, kanë mbërritur në Izrael mes konfliktit...

Eksluzive: BDI arrin marrëveshje me dy krahët e ASh-së, nga 3 komuna për Selën dhe Taravarin

Pas një takimi të zhvilluar ndërmjet kreut të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, dhe dy grupimeve të ndara të Aleancës për Shqiptarët,...

Skender Rexhepi-Zejd: Fronti për Europë do të jetë fitues apsolut i të gjitha komunave

Kryetari i partitë Populli, Skender Rexhepi ka theksuar se Fronti për Europë në zgjedhjet e Tetorit do të jetë fitues apsolut i zgjedhjeve pasi...

Ferid Veseli, ndër të parët në Maqedoninë e Veriut me licencë UEFA si trajner kondicional

Pas përfundimit me sukses të një programi gjashtëmujor trajnimi në Shqipëri, Ferid Veseli nga Shkupi ka marrë zyrtarisht licencën e UEFA-s si trajner kondicional....

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu