Gjykata hedh poshtë aktakuzën ndaj Klinakut për kanosjen e Kurtit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën për hedhjen e aktakuzës ndaj Faton Klinakut dhe ka vendosur të pushojë procedurën penale ndaj tij për veprën penale “Kanosja” ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit. Procedura penale do të vazhdojë vetëm ndaj të akuzuarit tjetër, Nuredin Selmani.

Në seancën fillestare më 3 shtator 2025, të dy të akuzuarit, Klinaku dhe Selmani, kishin deklaruar pafajësinë e tyre.

Sipas aktakuzës, më 29 gusht 2023, Klinaku kishte shkruar në platformën sociale, Facebook: “më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”, duke e kanosur publikisht kryeministrin.

Aktvendimi i Gjykatës, i nxjerrë më 20 nëntor 2025 nga kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Rahman Beqiri, erdhi pas shqyrtimit të kundërshtimit të provave dhe kërkesës për hedhjen e aktakuzës, të paraqitur nga mbrojtësi i Klinakut, avokati Ramë Dreshaj. Ky aktvendim nuk mund të apelohet në Gjykatën e Apelit.

Sipas Gjykatës, aktakuza e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës e datës 1 gusht 2025, duhet të hidhet pjesërisht, dhe procedura penale të pushohet vetëm ndaj Klinakut, i cili akuzohej për veprën penale “Kanosja” sipas nenit 181 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata thekson se nuk ka pasur kërkesë pasurore-juridike dhe shpenzimet e procedurës për këtë pjesë të aktakuzës do të mbulohen nga mjetet buxhetore të Gjykatës.

Pas plotfuqishmërisë së aktvendimit, procedura penale do të vazhdojë vetëm ndaj Nuredin Selmanit, i cili gjithashtu akuzohet për kanosje ndaj Kurtit sipas të njëjtit nen të Kodit Penal.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Deklarata e papritur e Trump në Bordin e Paqes: 2-3 lider në këtë grup, nuk i duroj dot!

ZVICËR- Presidenti i SHBA-së Donald Trump, u shpreh se i pëlqen të gjithë liderët që janë pjesë e këtij grupit me përjashtim 2-3 prej...

Haziri: Këpucët e Rugovës nuk i bëjnë askujt, e la trashëgimi LDK-në

Lutfi Haziri ka folur për rëndësinë e frymës Rugoviane në politikë dhe për ndikimin e saj në marrëdhëniet brenda komunitetit dhe institucioneve politike....

Shkupjani e rrëmben të miturin dhe fut në bagazh, për shkak të goditjeve të veturës me topa bore

Dje në orën 22:00, në SPB Shkup, E.B. (36) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 12:30, në një stacion autobusi në zonën e...

Osmani publikon foto me Trumpin: Aleanca me Amerikën është rruga e vetme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar në Facebookun e saj një fotografi me presidentin amerikan, Donald Trump. Kjo fotografi është realizuar gjatë procesit të...

Trump ia shtrëngon duart Osmani pasi e nënshkruan rezolutën inauguruese të Bordit të Paqes

Presidenti amerikan, Donald Trump e nënshkroi rezolutën inauguruese që do të përcaktojë mandatin e Bordit të Paqes për Gazën. Me liderët pjesëmarrës prapa, Trump hodhi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu