Spiropali pret Ali Ahmetin: Të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut janë e duhet të jenë pakthyeshme

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali ka pritur sot në takim kreun E Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetin.

Spiropali shkruan se gjuha shqipe dhe të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut duhet të jenë të pakthyeshme teksa vendi duhet të përshpejtojë rrugën eurointegruese.

Postimi i plotë:

Me mikun e mirë, politikanin e urtë, z. Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së, personalitet i njohur i shqiptarisë, diskutuam për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, të cilat janë e duhet të jenë pakthyeshme; angazhimin konstruktiv të subjekteve politike shqiptare dhe të shqiptarëve në vendin mik dhe fqinj, për të ndërtuar një shoqëri dhe një vend tërësisht demokratik, me kohezion social dhe barazi për të gjithë qytetarët; angazhimin e faktorit shqiptar në përshpejtimin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian.

https://www.facebook.com/espiropali/posts/1141749553984144?ref=embed_post

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti para mërgimtarëve: Nga 4 milionë euro për FSK-në më parë, mbi 430 milionë në mandatin tonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar para mërgimtarëve se investimet në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë shënuar rritje të jashtëzakonshme gjatë...

Kurti: Ndihma e Kosovës për Gazën është nisur, 158 mijë vakte për civilët në nevojë

Sot u nisen zyrtarisht ndihmat e Kosoves per Gazen. Ne janarin e kaluar, kryeministri Albin Kurti pati deklaruar se Kosova do te dergoje 500,000...

Në Qafë Thanë ndalohet hyrja e 26 tonëve kofsha pule të ngrira nga Brazili

Shërbimet inspektuese të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), në pikën kufitare Qafë Thanë, kanë ndaluar importin e mbi 26 tonëve kofsha pule të...

Limaj: Nga Shkupi u dëgjua zëri i unitetit shqiptar, askush s’ka të drejtë ta rishkruajë historinë apo ta njollosë luftën për liri

Kreu i NISMA’s, Fatmir Limaj, është deklaruar rreth protestës së sotme në Shkup, duke thënë ai ka qenë mes mes vëllezërve e motrave, për...

Arrestohet ish-Avokati i Shtetit, Fehmi Stafa, i dyshuar për ryshfet prej disa dhjetëra mijëra eurosh

I dyshuar për ryshfet prej disa dhjetëra mijëra eurosh Ish-avokati i shtetit, Fehmi Stafa, është arrestuar dhe dyshohet për ryshfet të paligjshëm prej disa dhjetëra...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu