Kurti: Ndihma e Kosovës për Gazën është nisur, 158 mijë vakte për civilët në nevojë

Sot u nisen zyrtarisht ndihmat e Kosoves per Gazen. Ne janarin e kaluar, kryeministri Albin Kurti pati deklaruar se Kosova do te dergoje 500,000 euro ndihma ne Gaza.
Gjate mesnates, kryeministri postoi se ndihmat u nisen nga porti i Mersinit ne Turqi. Postimi i tij:
“Ndihma humanitare e Kosovës për popullin e Gazës është nisur zyrtarisht nga porti i Mersinit në Turqi. Ndihma përfshin tenda, furnizime ushqimore, batanije dhe 158,000 vakte të ngrohta për civilët në nevojë.
Edhe pse vendimi u mor në janar, zbatimi i tij u bë i mundur pas marrëveshjes së fundit të paqes të udhëhequr nga Presidenti Donald Trump. Kjo pasqyron angazhimin e Kosovës për solidaritet ndërkombëtar dhe shpresën tonë për të lehtësuar vuajtjet dhe për të mbështetur përpjekjet drejt paqes dhe sigurisë.
Ne shprehim mirënjohjen tonë të thellë për Republikën e Turqisë dhe Gjysmëhënën e Kuqe Turke për bashkëpunimin e tyre të ngushtë në bërjen të mundur të këtij operacioni humanitar.”

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zëri i Masakrës së Reçakut: William Walker nderon 45 shqiptarët e vrarë

Sot shënohet 27-vjetori i Masakrës së Reçakut, një nga krimet më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë, ku 45 civilë shqiptarë mbetën...

ASH Ziadin Sela: Kur vasali, Taravari akuzon për veprimet që i bën vetë

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Arben Taravarit, duke e akuzuar atë për hipokrizi politike dhe qëndrime kontradiktore. Sipas ASH-së, Taravari,...

Së shpejti takimi kokë më kokë Ahmeti- Mickoski, çfarë po sinjalizohet?

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka bërë të ditur se do të zhvillojë një takim tet-a-tet me kryeministrin dhe liderin...

Irani konfiskon një ngarkesë të madhe të pajisjeve Starlink (VIDEO)

Autoritetet iraniane kanë njoftuar konfiskimin e një ngarkese të madhe të pajisjeve të internetit satelitor Starlink, sipas mediave shtetërore të vendit. Pamjet e publikuara...

Ambasadorët e BE-së takojnë Kurtin: Pa dialog me Serbinë nuk ka përparim në integrimin evropian

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka bërë të ditur se së bashku me ambasadorët e BE-së dhe shefat e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu