Limaj: Nga Shkupi u dëgjua zëri i unitetit shqiptar, askush s’ka të drejtë ta rishkruajë historinë apo ta njollosë luftën për liri

Kreu i NISMA’s, Fatmir Limaj, është deklaruar rreth protestës së sotme në Shkup, duke thënë ai ka qenë mes mes vëllezërve e motrave, për UÇK-në, për lirinë dhe shtetin e Kosovës që janë identiteti jonë.

Ai ka deklaruar edhe se UÇK ka qenë dhe mbetet luftë çlirimtare dhe se askush nuk ka të drejtë ta rishkruajë historinë apo ta njollosë luftën për liri.

Postimi:

Sot në Shkup, mes vëllezërve e motrave, për UÇK-në, për lirinë e shtetin tonë, që janë identiteti jonë!

UÇK-ja ishte dhe mbetet luftë çlirimtare, e ndërtuar mbi sakrificë, dinjitet dhe drejtësi.

Askush nuk ka të drejtë ta rishkruajë historinë tonë apo ta njollosë luftën për liri.

Ne kërkojmë drejtësi të vërtetë, jo gjykime selektive dhe politike.

Sot, nga Shkupi, u dëgjua zëri i unitetit shqiptar.

Një zë që nuk kërcënon askënd, por që nuk pranon padrejtësinë.

Do të qëndrojmë bashkë, me dinjitet, me qetësi dhe me besim se e vërteta gjithmonë fiton.

Lavdi UÇK-së.

Drejtësi për çlirimtarët.

Fatmir Limaj

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zëri i Masakrës së Reçakut: William Walker nderon 45 shqiptarët e vrarë

Sot shënohet 27-vjetori i Masakrës së Reçakut, një nga krimet më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë, ku 45 civilë shqiptarë mbetën...

ASH Ziadin Sela: Kur vasali, Taravari akuzon për veprimet që i bën vetë

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Arben Taravarit, duke e akuzuar atë për hipokrizi politike dhe qëndrime kontradiktore. Sipas ASH-së, Taravari,...

Së shpejti takimi kokë më kokë Ahmeti- Mickoski, çfarë po sinjalizohet?

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka bërë të ditur se do të zhvillojë një takim tet-a-tet me kryeministrin dhe liderin...

Irani konfiskon një ngarkesë të madhe të pajisjeve Starlink (VIDEO)

Autoritetet iraniane kanë njoftuar konfiskimin e një ngarkese të madhe të pajisjeve të internetit satelitor Starlink, sipas mediave shtetërore të vendit. Pamjet e publikuara...

Ambasadorët e BE-së takojnë Kurtin: Pa dialog me Serbinë nuk ka përparim në integrimin evropian

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka bërë të ditur se së bashku me ambasadorët e BE-së dhe shefat e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu