“MPB s’ka kapacitet për lëshimin e 2.5 milionë pasaportave”/Mickoski: Sipas dinamikës, ndryshimi i dokumenteve do të zgjasë deri në 2027-tën!

MPB nuk ka kapacitet të japë 2.5 milionë pasaporta deri më 12 shkurtë thotë kryetari i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski. Sipas tij, me këtë intensitet që po punohet, ndryshimi i të gjitha pasaportave mund të arrihet deri në vitin 2027”.

“Aty ke dy aparate që punojnë nga 7 deri ne 10 orë në ditë, secila prej tyre ka një kapacitet prej 120 pasaportash në orë ose, nëse e reduktojmë në punë të vazhdueshme pa ndërprerje, mund të ndërroni maksimumi gjysmë milion pasaporta në vit edhe atë në kushte ideale, me kusht që këto pajisje të funksionojnë pa nderpreje. Kjo do të thotë se duhen gjashtë vite me këtë ritëm dhe dinamikë për të ndryshuar të gjitha dokumentet e udhëtimit. Ose me fjalë të tjera, nëse ligji është miratuar në vitin 2021, atëherë të gjitha 2.5-2.7 milionë dokumentet e udhëtimit të Maqedonisë mund të ndryshohen deri në vitin 2027”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Si zgjedhje, Mickoksi thotë se ka dy opsione. Njëri është që të miratohet një ligji në Kuvend që do të zgjasë afatin për lëshimin e pasaportave, ndërsa për opsionin tha se do të kërkoj mbështetjen e Komitetit Ekzekutiv dhe Qendror të VMRO-DPMNE-së për të paraqitur kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për të vendosur një masë të përkohshme që Ligji nga viti 2021 të shfuqizohet derisa kushtetuesja të vlerësojë nëse ai ligj është i kushtetueshëm. Situatën me nxjerrjen e dokumenteve të reja po e përcjell edhe presidenti Pendarovski, i cili kërkoi që afati i vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit të shtyhet deri në shtator ose tetor. Ndërsa kryeministri Kovaçevski sot sërish e përsëriti se së pari Pendarovski duhet të bisedojë me homologun e tij grek.
“Kur Pendarovski të bisedojë me presidenten greke, ai do të na informojë dhe ne do të mund të veprojmë”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Ndryshe MPB për ta lehtësuar procesin hapi edhe disa punkte shtesë për dhënie të dokumenteve të identifikimit, por siç duket as ato nuk ndihmuan. E përveç pritjeve të gjata nëpër sportele, pasi shteti nuk i mbuloi, qytetarët janë të detyruar vet të paguajnë për dokumentet e reja, ndonëse dokumentet me emrin e vjetër kanë ende afat të pa skaduar. tv21

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Osmani: flet për humbjen, heshtjen dhe rikthimin me më shumë qetësi, përvojë dhe bindje

Pas një periudhe heshtjeje pas zgjedhjeve në Çair, Bujar Osmani është rikthyer me një shkrim të gjatë reflektues, ku flet për humbjen, politikën dhe...

Gjykata turke lëshon urdhër arresti për Netanyahun për gjenocid në Gaza

Zyra e Prokurorit Publik të Stambollit ka lëshuar urdhër-arreste për 37 zyrtarë izraelitë, përfshirë kryeministrin Netanyahu, ministrin e Mbrojtjes Israel Katz dhe ministrin e...

Rusia “i tërheq veshin” Vuçiç: Kujdes me shitjen e armëve!

Rusia i kërkon sqarime Beogradit. Kjo pas deklaratave të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, për mundësinë e shitjes së municionit Bashkimit Evropian, pas shqetësimeve në...

Ushtria serbe ndëshkon oficerët që “pëlqejnë” protestat kundër regjimit serb

Në Serbi po shpërthen një skandal në radhët e ushtrisë. Agjencia e Sigurisë Ushtarake – VBA, e cila zyrtarisht duhet të merret me çështje...

Barazia gjinore! Iris Luarasi: Shtetet që kanë vetëm 2 gjini, NUK janë SHEMBUJ për t’u ndjekur!

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka dalë sot me një deklaratë për mediat, duke sqaruar ligjin për barazinë gjinore të miratuar dje me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu