Nebiu: Detyra jonë është që gjërat e marra në mënyrë jo ligjore, ti konfiskojmë dhe paratë nga shitja ti kthejm në buxhet!

Pas akuzave të shumta të drejtuara drejtorisë për konfiskim dhe menaxhim të pronës së konfiskuar në lidhje me pronat që ju konfiskuan ish shefit të shërbimit sekret Sasho Mihajllov të cilat më pas u nxorrën në ankand nga agjensioni, të shumta ishin reagimet në opinon se pse u lejua që ato prona të blihen sërish nga familjarët ose me sakte nga djemt e Mihajllov?!
Drejtori i agjensionit në fjale Driton Nebiu sqaroj se si qëndron procedura dhe kush ka të drejtë të futet në gare për të blerë asetet e konfiskuara.

Pasi ne shpallem ankantin publik për pronat e konfiskuara, në garë ishin futur 3 firma dhe 1 person fizik për të blerë pronat që nxorrëm në shitje.
Pas përfundimit të ankantit, ne kuptuam se ato ishin blerë nga “DGTU Best Way investment Dooel Skopje” me pronar djalin e ish shefit të sherbimit sekret Sasho.M. Por sipas ligjeve në fuqi të Maqedonisë së Veriut cdo person fizik ose kompani që plotëson kushtet ka të drejtë të hy në ankant për të blerë asetet që agjensioni për konfiskim dhe menaxhim të pronavetë konfiskuara nxjerr në shitje.
Pra në ligj nuk ka ndalese ose penalizim për familjarët ose për personin të cilit i është konfiskuar pasuria.
Ne si agjension kemi kërkuar që të ketë ndryshime në këtë ligj, pasi është apsurde që prona që i konfiskohet të atit, ti rishitet të birit.
Si përfundim synimi i agjensionit që unë drejtoj është që dëmet që i bëhen shtetit dhe qytetarëve të konfiskohen dhe paratë të kthehen në buxhetin e shtetit, tha Nebiu për TV Telma, transmeton in7.tv.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shaholli: Kandidati i “pavarur”, por i shoqëruar me komitë!

Kandidati i "pavarur", por i shoqëruar me komitë! A është ky kandidati i "pavarur" apo kandidati i deleguar nga Mickua për kryekomunar në Strugës, biznesmeni...

Statistikat që tronditin: 641 ndarje në 5 muaj – po shkatërrohet familja?

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), nga janari deri në maj të këtij viti janë regjistruar plot 641...

Në Strugë liqeni kumbon shqip – Meidani përkrah Inva Mulës dhe Genc Tukiqit

Struga u bë sërish epiqendër e artit dhe dialogut kulturor me edicionin e pestë të festivalit “Struga Fest”, një ngjarje që po kthehet në...

Meloni: Sulmet e ushtrisë izraelite ndaj kishës sonë janë të papranueshme

Një bastisje izraelite në Rripin e Gazës ka goditur Kishën e Familjes së Shenjtë. Përveç kryeministres, fjalë dënimi erdhën edhe nga ministri i Jashtëm Tajani. “Sulmet...

Ademi: VMRO-VLEN hoqën nenin që mbron përfaqësimin e shqiptarëve në polici

VMRO-DPMNE, në bashkëpunim me “Vlen”, ka propozuar fshirjen e nenit 96 nga Ligji për Policinë, nen që parasheh përfaqësim të drejtë dhe adekuat në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu