Tetovarët në hall sa herë që ka shi të rrëmbyeshëm – Shtëpi dhe rrugë të përmbytura, uji në malësi i papijshëm

Sasho Kërstevski banon tek kazerma e Tetovës. Shtëpia e tij vërshohet sa herë ka shi të rrëmbyeshëm. Deri më tani thotë se nuk ka marr asnjë dëmshpërblim, ndërsa për çdo vit përmbytet nga dy tre herë.

“Situata ishte shumë alarmante, për pesë minuta erdh një sasi e madhe e ujit dhe u vërshuam pak dhe dua të falënderojmë njësinë e zjarrfikësve të Tetovës, ata erdhën na ndihmuan. Ka pasur këtu kanal, ai kanal ishte në kohë dhe i gjithë uji shkonte në Vardar dhe tani kazerma e bëri murin dhe çdo vjet nga dy-tre herë vërshohemi. Kërkojmë dëmshpërblim por deri më tani nuk ka asgjë, vijë shkruajnë por deri më tani nuk kemi asgjë, dëmi është i madh edhe shtëpia ka filluar të rrënohet, themelet pra çdo vit nga dy-tre herë të vërshohemi, është katastrofë e madhe”, tha Sasho Kërstevski, banor i Tetovës.

Të reshurat e mbrëmshme të shiut dhe breshrit në rajonin e Tetovës ka bërë që në 12 raste të ndërhyjë njësia e zjarrfikësve të Tetovës, për të nxjerrë vetura nga nënkalimet dhe tek kazerma, por edhe të ndihmojnë në nxjerrjen e ujit nga bodrumet.

“Kemi pasur rrugë të bllokuara siç është kalimi te kazerma, nënkalimet, hyrje daljet në qytet, e gjitha rrugët e Tetovës u vërshuan sepse patëm rrebesh shiu. Bëmë edhe shpëtimin e një veture tek kazerma, ku u desh që personat e ngujuar të tërhiqen. Patëm gjithsej 12 intervenime. Në Vicë ka rrëshqitur dheu por me të marrë informatën ekipet tona dolën pastruan rrugën dhe është e kalueshme. Nënkalimi që shkon në Falishtë dhe Strimnicë, u bllokua pastaj edhe nga policia u bllokua rruga, ne bëjmë përpjekjet tona bashkë me punëtorët tjerë që na dalin në ndihmë që t’i pastrojmë këto dy pika kritike në qytetin e Tetovës”, deklaroi Avni Ameti, komandant i NJTKZ Tetovë.

Përveç intervenimeve të zjarrfikësve dhe lajmërimeve në komunë, mbi 100 lajmërime për dëme të pësuara në makina dhe objekte ka pasur edhe në Qendrën Rajonale për menaxhim me Kriza.

“Nga dita e diel afërsisht 100 telefonata janë evidentuar, por ka ndodhur që një telefonatë të ketë lajmëruar më shumë dëme, në të mbjella objekt apo makinë. Varësisht çfarë dëmesh paraqiten, i evidentojmë dhe i paraqesim te komisioni apo në Polici. Numra të saktë nuk ka sepse vazhdojnë telefonatat. Tash erdha nga IPSH dhe morëm informatë se në qytet uji është i pastër i pijshëm, por në fshatrat malore uji ka marrë ngjyrë dhe është i turbullt, andaj rekomandojnë pirje të ujit të ambalazhuar apo ta valojnë ujin para konsumimit”, u shpreh Arlinda Muharremi, shefe e QRMK.

Edhe gjatë ditës së sotme edhe nesërme pritet që të ketë të reshura të shiut dhe breshrit. Nga zjarrfikësit e Tetovës bëjnë apel që në këto raste sa më pak të dilet nga shtëpia dhe në raste ku vërejnë ujë në nënkalime, të mos vazhdojnë përpara pasi mund të rrezikojnë edhe jetën e tyre.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjykata hedh poshtë aktakuzën ndaj Klinakut për kanosjen e Kurtit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën për hedhjen e aktakuzës ndaj Faton Klinakut dhe ka vendosur të pushojë procedurën penale ndaj tij për...

Punonte shërbyes për të luajtur futboll: Historia e dhimbshme që formoi yllin Myrto Uzuni

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni ka rrëfyer fillesat e tij në futboll dhe veshtirësitë që ka kaluar, të cilat i kanë dhënë...

SHBA-ja kërkon nga Kosova e Serbia zbatim të Marrëveshjes së Brukselit

Marrëveshja për Rrugën drejt Normalizimit të Marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt 2023 me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, konsiderohet një hap...

Vdes në rrethana misterioze dëshmitari kyç në rastin e “Sarajevo Safari”

Slavko Aleksiç, ish-udhëheqës i milicisë boshnjake që komandonte pozicionet e snajperistëve mbi Sarajevë gjatë luftës në vitet 1990, ka vdekur në rrethana misterioze në...

Putin sulmon Rutte-n: NATO po përgatitet për luftë pa mbështetjen e SHBA-ve

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka akuzuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, se po shpërfill qëndrimin zyrtar të Shteteve të Bashkuara mbi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu