Putin sulmon Rutte-n: NATO po përgatitet për luftë pa mbështetjen e SHBA-ve

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka akuzuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, se po shpërfill qëndrimin zyrtar të Shteteve të Bashkuara mbi kërcënimin që paraqet Rusia, duke e akuzuar aleancën se po ushqen një retorikë lufte pa mbështetjen e aleatit të saj kryesor.

Duke folur gjatë emisionit “Direct Line”, i kombinuar me një konferencë për shtyp, Putin iu referua Strategjisë së re të Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve, e cila sipas tij nuk e përcakton Rusinë si armik apo objektiv strategjik.

“Dokumenti nuk e konsideron Rusinë si armik, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s po përgatitet për luftë me ne. Çfarë është kjo? A di ai të lexojë?”, u shpreh Putin me tone ironike.

Kreu i Kremlinit ngriti pikëpyetje mbi drejtimin që po merr NATO, duke theksuar se është paradoksale që aleanca të flasë për përballje me Rusinë, në një kohë kur Shtetet e Bashkuara – vendi kryesor i saj – nuk e trajtojnë Moskën si kundërshtar të drejtpërdrejtë.

“Si është e mundur që po e shtyni NATO-n drejt luftës me Rusinë, kur vendi kryesor i aleancës nuk na konsideron armik?”, deklaroi Putin.

Në vijim, presidenti rus vuri në dyshim kompetencën profesionale të Mark Rutte-s në krye të NATO-s, duke sugjeruar se ai nuk po e ushtron detyrën me vëmendjen e duhur.

“Niveli i përgatitjes profesionale për këtë pozicion është i pamjaftueshëm. Ai duhet të jetë më i vëmendshëm ndaj detyrave të tij dhe të kuptojë çfarë po ndodh përreth”, tha Putin, duke shtuar se kjo kritikë nuk vlen vetëm për Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, por edhe për disa liderë të tjerë perëndimorë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zëri i Masakrës së Reçakut: William Walker nderon 45 shqiptarët e vrarë

Sot shënohet 27-vjetori i Masakrës së Reçakut, një nga krimet më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë, ku 45 civilë shqiptarë mbetën...

ASH Ziadin Sela: Kur vasali, Taravari akuzon për veprimet që i bën vetë

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Arben Taravarit, duke e akuzuar atë për hipokrizi politike dhe qëndrime kontradiktore. Sipas ASH-së, Taravari,...

Së shpejti takimi kokë më kokë Ahmeti- Mickoski, çfarë po sinjalizohet?

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka bërë të ditur se do të zhvillojë një takim tet-a-tet me kryeministrin dhe liderin...

Irani konfiskon një ngarkesë të madhe të pajisjeve Starlink (VIDEO)

Autoritetet iraniane kanë njoftuar konfiskimin e një ngarkese të madhe të pajisjeve të internetit satelitor Starlink, sipas mediave shtetërore të vendit. Pamjet e publikuara...

Ambasadorët e BE-së takojnë Kurtin: Pa dialog me Serbinë nuk ka përparim në integrimin evropian

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka bërë të ditur se së bashku me ambasadorët e BE-së dhe shefat e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu