Samiti i OSBE-së: Sekretari Blinken mbërrin në Shkup!

SONTE DARKA JOFORMALE, NESËR NIS SAMITI

Sekretari Amerikan i Shtetit, Entoni Blinken, ka mbërritur në Maqedoninë e Veriut, ku është pritur nga Kryeministri Dimitar Kovaçevski, përcjell KlanM.

Ai përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se pasdite kanë biseduar për mbështetjen amerikane për Maqedoninë e Veriut në rrugëtimin drejt BE-së dhe zbatimit të reformave.

“Sekretari shtetëror ka përshëndetur kryesimin e suksesshëm me OSBE-në dhe qasjen konstruktive të agjendës dhe adresimit të sfidave më të cilët përballet Organizata” – ka shkruar Kryeministri Kovaçevski.

Nga Qeveria njoftojnë se Kryeministri Kovaçevski, do të organizojë pritje në Qeveri edhe për përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe të sigurisë, Zhozep Borrell, në prag të Samitit të OSBE-së në Shkup.

Përshtypjet e para, diplomatët e huaj, do t`i shkëmbejnë në darkën joformale, kurse nesër nis samiti I OSBE-së. Në darkën joformale do të jetë I pranishëm Sekretari amerikan I Shtetit, Entoni Blinken.

Ndëkohë, gjatë vizitës së Ministrit të Brendshëm Oliver Spasovskit, në Shtabin e aksionit operativ “OSBE 2023”, nga kompetentët është njoftuar se një pjesë e delegacioneve tashmë kanë mbërritur në vend.

Nga MPB njoftojnë se Departamenti për operacione speciale policore, Departamenti për Çështje Kufitare, Departamenti për shkatërimin e krimit serioz dhe të organizuar, janë në terren dhe veprojnë sipas planit./KlanMacedonia

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shaholli: Kush do ta kalëroj VREDI-n?

Lideri që do të kalëroj me subjektin e stisur nga Micko me emrin e vërtetë VREDI, do të zgjidhet së shpejti thonë vredistët, ku...

Debat i ashpër mes Inës dhe Brikenës në BBV: Do sponsor për të të paguar miss-in

Brenda shtëpisë së Big Brother VIP, tensionet janë rritur mes dy banoreve, Brikena Selmani dhe Ina Aderi, të cilat janë përfshirë sot në një...

Tallje për martesën e tretë, Blero reagon ndaj komentuesve

Natën e 12 janarit, në rrjet nisën të qarkullonin pamjet nga dasma e Bleros me partneren e tij, Eronita. Çifti i dha fund beqarisë...

Pas përplasjeve me SHBA, Kanadaja bën pakt me Kinën. Carney takon Xi Jinping në Pekin: Jemi në një mendje edhe për Groenlandën

Kanadaja dhe Kina kanë arritur një marrëveshje fillestare tregtare që do të ulë ndjeshëm tarifat për automjetet elektrike dhe kanolën, tha të premten kryeministri...

Tentoi të godiste me thikë një grua, policia neutralizon autorin brenda qendrës tregtare

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Hong Kong. Pamjet tragjike kanë bërë xhiron e rrjetit, ndërsa shihet momenti kur policia ndërhyn për të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu